E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mimi Kodheli dhe Shpëtim Idrizi paraqesin dorëheqjen

27/05/2005  Qeveria do shqyrtojë kërkesën e Prefektes së Tiranës

Prefektja e Tiranës, Mimi Kodheli, tetë ditë para fillimit zyrtarisht të fushatës elektorale, ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë, për t'u impenjuar si kandidate për deputete në zgjedhjet e 3 korrikut. Duke iu referuar Kushtetutës së Shqipërisë, me fillimin e fushatës elektorale çdo fuksionoar i lartë i administratës shtetërore, përfaqësues diplomatik, prokuror, kryetar bashkie etj., duhet të japin dorëheqjen nga funksioni që mbajnë. I kontaktuar nga "Metropol“ dhe drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Shpëtim Idrizi, shprehet se do të respektojë ligjet, duke dhënë dorëheqjen në këtë pragfushate. Kjo, sipas Idrizit, do të jetë më tepër një dorëheqje e kërkuar nga morali presonal sesa nga ligjet shqiptare. Ndërkohë që ligji nuk kërkon dorëheqjen e drejtorit të Korporatës Energjetike të Shqipërisë, post i cili kryesohet nga Andis Harasani, i cili është njëkohësisht dhe kandidat për deputet në zonën elektorale numër 36. Vetëm disa ditë më parë, Këshilli i Ministrave ka miratuar dorëheqjen e tre prefektëve: Stefes, Sejdinit dhe Hasanaj. Tashmë pritet që të miratohet nga Këshilli i Ministarve dhe kërkesa e Kodhelit për dorëheqjen e saj. Për të gjithë ata fuksionarë të lartë të administratës, që ligji shqiptar sanksionon shkarkim nga detyra, në rast të përfshirjes në jetën politike dhe konkretisht në kandidimin për deputet, organi që do të zbatojë këtë ligj është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në këtë institucion, në momentin që do të bëhet regjistrimi i kandidatëve, do të shikohen më parë nëse detyra që mbajnë është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›