E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gratë ankohem për përqindjen e ulët që kanë në Kuvend

27/05/2005  Ndonëse flitet për emancipim të gruas në vendimmarrje në Shqipëri pengesa e parë vjen nga përqindja e ulët e grave në garën zgjedhore. Pas një llogaritje të bërë nga OSBE-ja rezulton se vetëm 43 gra janë pjesë e betëjës elektorale përballë burrave të shumtë. Ky numër është tepër i ulët në krahasim dhe më përqindjen që zënë femrat në popullatën shqiptare. Sipas disa prej grave, që janë pjesë aktive e politikës problemi qëndron jo vetëm te mentaliteti i burrave që e shohin këtë si luftë muskujsh, por edhe të vetë gratë. Nora Malaj kryetare e Komitetit Kombëtar Për Mundësi të Barabarta u shpreh se në këto zgjedhje gara për gratë është e vështirë, pasi dhe politika sa vjen dhe bëhet më e ashpër. Vështirësinë e grave në këto zgjedhje dhe në jetën politike, kandidatja e spektrit të majtë, Mimi Kodheli, e shprehu si luftë muskujsh, ndërsa Majlinda Bregu, kandidate për deputet e spektrit të djathtë, shprehet se sistemi zgjedhor nuk i favorizon gratë në politikë, megjithë se pjesëmarrja e tyre është e rëndësishme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›