E Hënë, 2 Nëntor 2026

Misiu takim me Gjeneralin e NATO

27/05/2005  Presidenti vlerëson Forcat e Armatosura

Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, priti sot, në një takim gjeneral-brigade Paskuale Fiero, i cili është autoriteti më i lartë i NATO-s në Shqipëri. Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka vlerësuar ecurinë e reformave të Shqipërisë në rrugën e integrimit të shpejtë të saj në strukturat e NATO-s dhe angazhimin për reformimin e plotë të Forcave të Armatosura për arritjen e standardeve të kërkuara për anëtarësim në NATO. Nga ana e tij, gjenerali Fiero është shprehur pozitivisht për punën e bërë deri tani në drejtim të reformimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për t’iu përshtatur strukturave të aleancës Euroatlantike dhe ka ilustruar këtë me rezultatet konkrete të stërvitjeve komplekse. Përfaqësuesi i lartë i NATO-s vuri në dukje punën e mirë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, duke e theksuar se forcat ushtarake shqiptare janë në rrugën e duhur. Në bisedë u theksua se në selinë e NATO-s, në Bruksel, është vlerësuar reforma shqiptare në FA, cilësuar si hap përpara yni për në këtë strukturë dhe është shprehur gatishmëria për të asistuar vendin tonë dhe në fusha të tjera, si në atë të drejtësisë, luftës kundër krimit të organizuar e trafiqeve etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›