"Reformat i bëni për vetë jo të kënaqur për BE"

27/05/2005 Reinhard Priebe kërkon garantimin e procesit zgjedhor
Kryenegociatori evropian, Reihard Priebe, i ka kërkuar përfaqësuesve të qeverisë shqiptare të mos i shohin reformat si një synim për të kënaqur Brukselin, por të bëhen në funksion të zhvillimit të vendit. Deklarata, e drejtorit për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian, ka ardhur pas dy ditë negociata me kryenegociatoren shqiptare, Ermelinda Meksi, në kuadër të Marrëveshjes së Asociim- Stabilizimit. Priebe ka ripërësëritur rëndësinë që kanë zgjedhjet e 3 korrikut për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë në proceset integruese. Priebe ka marrë garancinë nga Kryeministri Fatos Nano se qeveria shqiptare është e gatshme të përmbushë standardet zgjedhore, duke zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme, duke e cilësuar këtë element më të rëndësishëm sesa rezultati. Dje, shefi i Task Forcës ka mbyllur takimin e Komitetit të 8-të të përbashkët Shqipëri-BE, duke mos caktuar asnjë datë konkrete për pranimin e Shqipërise në të. Sipas Priebe, kjo datë do të vijë në varësi nga ecuria e reformave në vend dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira. Ndërkaq, Kryeministri i dorëzoi kryenegociatorit Priebe, planin kombëtar të përafrimit të legjislacionit të Shqipërisë me atë të Bashkimit Evropian.
Priebe
Kryenegociatori i BE-së, Preibe, ka qartësuar rëndësinë e realizimit me sukses të zgjedhjeve më 3 korrik për Shqipërinë. “Zgjedhjet përbëjnë kriterin e parë për të ardhmen e anëtarësimit të vendit në BE. Ne kemi monitoruar zhvillimet më të fundit në këtë drejtim dhe shpresojmë, njëlloj si edhe në vendet e tjera, që Shqipëria të zhvillohjë zgjedhje të standardeve evropiane”. Gjithashtu, Priebe, duke vlerësuar planin kombëtar të përafrimit të legjilacionit, tha se “ky plan është një mjet shumë i rëndësishëm për të organizuar marrëdhëniet mbi çështjet evropiane. Megjithatë, ajo që është e rëndësishme, është vazhdimi i reformave të nisura në vend dhe të gjithë e ndjejnë se reformat nuk po bëhen për të kënaqur Brukselin, por po zhvillohen në interes të vendit, për të rritur progresin në vend”.
Nano
Kreu i Ekzekutivit shqiptar i ka shprehur angazhimin e institucionit që ai drejton për të “dinamizuar procesin e integrimit, për të thelluar reformat, si dhe institucionet që i zbatojnë standardet evropiane në Shqipëri”. Gjithashtu, Priebe ka marrë garancinë nga kreu i mazhorancës se më 3 korrik Shqipëria do të realizojë me sukses zgjedhje parlamentare në standardet e kërkuara. Gjatë takimit, Nano dhe Priebe kanë vlerësuar dhe ecurinë e procesit 10-vjeçar të marrëdhënieve Shqipëri-BE. Sipas tyre, Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet dhe institucionet për të vazhduar punën me BE.