E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pango kërkon regjistrimin e studentëve në njësinë 2

27/05/2005  Rikthehen përplasjet në zonën 38 në Tiranë

Kandidati i PD-së në zonën 38 të Tiranës, Ylli Pango, ka akuzuar kryetarin e Bashkisë numër 2 në kryqytet, për pengim të regjistrimit të zgjedhësve. Me anë të një letre, dërguar Ben Blushit, ministër i Pushtetit Vendor dhe Centralizimit, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prezencës së OSBE në Tiranë, si dhe zyrave të tjera të BE-së, Pango ka kërkuar reagim për zgjidhjen e problemit. Pango sqaron se, sipas pretendimit të Bodinakut, lista e studentëve, që kanë bërë kërkesë për të votuar në vendqëndrim duhej të kishte mbërritur në Njësinë Bashkiake nr.2 në dt.13 maj 2005. "Listat e firmosura nga rektorët Shezai Rrokaj e Përparim Hoxha kanë mbërritur në Njësinë Bashkiake 2, Tiranë përpara datës 20 maj 20.5. 2005, duke zbatuar kështu afatet e përpilimit të listave të studentëve nga dekanët e të rishikimit të tyre nga rektorët, që u kërkohet në shkresën nr.2141/1 dërguar atyre nga Ministria e Arsimit sipas kërkesës së ministrit të Pushtetit Vendor e Decentralizimit. Pretendimi se listat janë dorëzuar me vonesë është një pretekst për të mos regjistruar në listat përfundimtare rreth 1400 studentë, që kanë dorëzuar me vullnetin e tyre në dekanate kërkesën për të votuar në vendqëndrim. Sipas pretendimit të dytë të z.Bodinaku, “nuk kemi asnjë siguri që këto lista janë plotësuar sipas kërkesave të vetë studentëve”. Ju vemë në dijeni se pasiguria e zyrtarit në fjalë mbetet një dyshim apo sajesë personale, pasi për fat të keq të tij disponohen kërkesat tip të 1400 studentëve të firmosura syresh, të cilat mund t’u vihen në dispozicion kur të dëshironi", tha Pango.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›