E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule lë PS kalon te PD

16/02/2005  PBDNJ deklaron largimin nga koaliconin për integrim dhe kandidimin më vete

"Ftesa e Sali Berishës bën fjalë për realitete paszgjedhore"

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e ka mirëpritur deklaratën e kreut të PD-së, Sali Berisha, për pjesëmarrjen e PBDNJ- së në qeveri në rast se opozita aktuale fiton zgjedhjet. Vangjel Dule është shprehur në një prononcim të tij, se këtu

nuk bëhet fjalë vetëm për një post, por për një bashkëpunim dhe kontribut të

përbashkët. Nga ana tjetër, Dule ka vënë më në pah acarimin e marrëdhënieve me

socialistët. Ai është shprehur se janë përfaqësuesit e mazhorancës që po veprojnë

në mënyrë tendencioze ndaj PBDNJ-së.

Bashkëpunimi

"Një ftesë e këtij lloji natyrisht që na nderon, na vlerëson dhe tregon me të vërtetë

peshën reale që një parti e tillë, programi dhe aktiviteti i saj ka zhvillimet politike,

ekonomike dhe shoqërore në vend. Natyrisht, ftesa e Berishës bën fjalë për realitete

paszgjedhore që do të ishte nonsens për një forcë politike, kur i kërkohet kontributi

për vetë nevojën dhe zhvillimet politike në vendin tonë të refuzonte të kontribuonte,

flasim për bashkëpunim, nuk e kemi fjalën për pjesëmarrje vetëm për poste

ministrore”, tha dje Dule. Kjo deklaratë ka ardhur pas qëndrimit të Berishës në

parlament se PBDNJ do të ketë të garantuar një post në qeveri në rast se opozita fiton

zgjedhjet. Sipas Berishës, në vendet perëndimore, përfaqësuesit e minoritetit kanë

vendet e tyre në parlament dhe në qeverisje.

Ndarja zonale

Gjatë prononcimit të tij, Dule nuk ka ngurruar që të shprehë ndarjet mes PS dhe

PBDNJ-së. Ai tha se socialistët nuk respektojnë të drejtën e minoriteteve greke. "Nuk

kam kuptuar shpikjen e fundit të ekspertëve në lidhje me zonat etnikisht të pastra,

çfarë nënkuptojnë me këtë nocion. Së dyti, nuk na kanë thënë se në bazë të

propozimeve të deritanishme ku janë krijuar këto zona, bashkohet zona e Gjirokastrës

me zonën e Vurgut, zona e Dropullit me zonën e Vurgut, duhen pyetur qytetarët e

Libohovës nëse janë të përkatësisë greke apo shqiptare?! I keni pyetur banorët e

Nebranishtës nëse janë të përkatësisë greke apo shqiptare?!”, theksoi Dule. Në

këtë kontekst, ai shtoi se socialistët po abuzojnë me PBDNJ në mënyrë tendencioze.

“Është një abuzim, kryekëput abuzim, i cili bëhet me prapamendime tepër të ngushta,

në të njëjtën kohë të dyshimta dhe të rrezikshme”, theksoi Dule.

Dy linjat e minoriteteve përkrahin PD

Duket se të dy linjat e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, kanë hedhur sytë nga bashkëpunimi me opozitën aktuale. Pak ditë më parë, kryetari i Partisë për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Ligoraq Karamelo, ka kërkuar që opozita të bashkohet në një të vetme, për të mundësuar fitoren e zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, dhe Karamelo ka dekalruar bashkëpunimin me opozitën aktuale, duke braktisur koalicionin me Partinë Socialiste. Karamelo kryeson linjën e PBDNJ-së që ka kundërshtuar mënyrën e drejtimit të Vangjel Dules. Megjithatë, duket se dhe ky i fundit ka preferuar që të bëjë koalicion me opozitën aktuale, duke u larguar kështu nga PS-ja. Tashmë nga Partia Demokratike është pranuar se koalicionet me këtë forcë politike nuk do të mungojnë, pasi kjo është në interes të mbrojtjes së të drejtave të njerit, si parime të njohura në të drejtën ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›