"Nano ka lënë peng hotel 'Dajtin' në kazinotë e Selanikut"

16/02/2005 Berisha kërkon komision parlamentar për të kontrolluar privatizimet
Fatos Nano me klanet e tij është vërsulur me tërbim për përvetësimin e pasurisë kombëtare. Pasi ka vjedhur, privatizuar dhe shpërdoruar në një mënyrë të paparë këtë pasuri së fundi ky zotëri ka lënë peng Hotel "Dajtin" në kazinonë e Selanikut në bixhoz
Partia Republikane ka ndërmarrë një nismë, në të cilën janë solidarizuar dhe shumë deputetë të tjerë, në të cilën kërkohet ndërprerja e procesit të koncensioneve dhe privatizimeve në Shqipëri deri në përfundimin e zgjedhje parlamentare
Janë rreth dhjetë mijë tonë misër që kanë mbetur dhe po kalben në Vurg, sepse Duka fut misrin kontrabandë dhe lë të kalbet misri i tyre. Mirëpo kjo do të thotë që fermerët e Vurgut t'i rrënosh komplet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha dje gjatë mbledhjes së grupit parlamentar se opozita do të kërkojë bllokimin e proçesit të privatizimeve. Sipas Berishës, Kryeministri i vendit ka lënë peng në kazinotë e Selanikut, hotel 'Dajtin' dhe tani po shpejton që së bashku me klanet tij ta privatizojë atë. "Fatos Nano me klanet e tij është vërsulur me tërbim për përvetësimin e pasurisë kombëtare. Pasi ka vjedhur, privatizuar dhe shpërdoruar në një mënyrë të paparë këtë pasuri, së fundi ky zotëri ka lënë peng hotel 'Dajtin' në kazinonë e Selanikut në bixhoz. Këto janë informata të sigurta që vijnë nga burime të shumta dhe e vërteta është që atje punonjësit e kazinosë po aplikojnë për të adhur në Hotel 'Dajtit', që do të shndërrohet në kazino, pasi është lënë peng në bixhos nga Fatos Nano", tha Berisha. Kryetari i PD-së sqaroi se informacioni në fjalë ka ardhur pranë opozitës në mënyrë të rastësishme, por, sipas tij, ekzistojnë filmime, të cilat tregojnë Kryeministrin që harxhon para në kazinotë e vendit fqinj. "E morëm vesh rastësisht për “Dajtin”. Po e morëm vesh nga Selaniku me dokumente të pakontestueshme për të se, ky lot bixhoz me Shqipërinë. Ndaj dhe duhet të jemi shumë të përgatitur të mbrojmë interesin publik", tha Berisha. Për bllokimin e privatizimeve në të gjithë vendin, PD-ja do të mbështesë nismën e Partisë Republikane, ndërsa ka kërkuar që privatizimet në të ardhmen të mbikëqyren nga një komision parlamentar. "Partia Republikane ka ndërmarrë një nismë, në të cilën janë solidarizuar dhe shumë deputetë të tjerë, në të cilën kërkohet ndërprerja e procesit të koncensioneve dhe privatizimeve në Shqipëri deri në zgjedhje, dhe ky vendim duhet të kalojë me urgjencë në parlament. Jemi të detyruar që të ndërmarrim një nismë të tillë, ndonëse jemi parti pro privatizimit. Pra, këto gjashtë muaj, ose të krijohet një Komision parlamentar për Privatizimin, ose të ndërpritet procesi i privatizmit gjer në zgjedhjet e ardhshme parlamentare", tha Berisha.