Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim ligjin e pronave
16/02/2005 Të shpallen antikushtetues 4 nene të kthimit dhe kompensimit të tokave
Gjykata Kushtetuese ka marrë dje në shqyrtim kërkesën e ish-pronarëve për të shpallur të pavlefshëm ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave. Në seancë gjyqtarët janë njohur me pretendimin e ish-pronarëve si dhe me qëndrimin e juristëve të parlamentit shqiptar. Pas kësaj anëtarët e gjykatës do të njihen me përcaktimet e ligjit të miratuar më 29 korrik të vitit që shkoi. Për të marrë një vendim sa më real, gjyqtyrët do të njihen dhe me përcaktimet e Konventave ndërkombëtare mbi të drejtën e pronës. Nga ana e tyre ish- pronarët janë shprehur se kufizimi i të drejtës së pronës në 60 ha është në kundërshtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Ndaj, ata kanë kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë për kthimin dhe kompensimin e plotë të pronave të ish-pronarëve të sekuestruara gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Një tjetër shqetësim ka qenë dhe kufizimi i afateve për paraqitjen e kërkesës për kthimin e pronës. Përfaqësuesit e shoqatës "Pronësi me Drejtësi" janë shprehur se e drejta për të kërkuar pronën nuk mund të kufizohet. Sipas tyre, në rast se një pasardhës nuk dëshiron që të kërkojë pronën e trashëguar, kjo nuk mund t'i mohohet një tjetër pasardhësi. Në bazë të këtyre argumenteve, përfaqësuesit e ish-pronarëve kanë kërkuar rikthimin e vendimit të parlamentit të Shqipërisë dhe zbatimin e parimit prona shkon tek i zoti.