E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pëllumbi takon ambasadorin e Letonisë

16/02/2005  Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, zhvilloi dje takim me ambasadorin e Letonisë, rezident në Romë, Janis Lusis. Duke i uruar suksese në misionin e tij diplomatik, Pëllumbi shprehu vullnet për të zgjeruar më tej kontaktet dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes reciprok. Aktualisht, theksoi Pëllumbi, Kuvendi është angazhuar seriozisht në përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, si pjesë e rëndësishme e procesit politik dhe e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike. Nga ana e tij, ambasadori letonez tha se me angazhimin e tij do t'i kontribuojë forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht, vuri në dukje ai, të ndajmë mes nesh eksperiencën e procesit të integrimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›