Parlamenti mbron ish-sigurimsat

16/02/2005 Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dje projektligjin për bashkëpunëtorët e Shërbimit Sekret të diktaturës
7 vota pro dhe 6 kundër, rrëzojnë kërkesën që deputetët të deklaronin lidhjen me komunizmin
Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dje projektligjin e paraqitur nga deputetët Ndoka, Cako e Berzani, për punësimin në administratë të ish-bashkëpunëtorëve të Shërbimit Sekret. Sipas këtij drafti, ish-sigurimsat e periudhës diktatoriale nuk duhet të punojnë në administratën e lartë, ndërsa kandidatët për deputet, kryetar bashkie apo komune duhet të deklarojnë para zgjedhjeve nëse kanë qenë apo pjesë e spiunazhit shqiptar. Iniciatorët janë shprehur se ish-sigurimsat kanë qenë shkaku primar i dënimit të asaj shtrese të shoqërisë që kërkonte demokracinë. Kurse për deklarimin e deputetëve dhe bashkiakëve, iniciatorët thonë se ata vetëm pasi të kenë deklaruar të shkuarën e tyre do të jenë të lirë ndaj çdo presioni. Por, edhe pse nga deputetët drafti ka marrë vlerësimet më pozitive, është rrëzuar me shumicë votash. Një veprim i tillë është cilësuar deklaratë e hapur që në parlamentin shqiptar janë futur bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit.
Vendimi
Kundër draftit të paraqitur tre muaj më parë në Kuvend, janë shprehur 7 deputetë të mazhorancës. Ndërsa, pro tij kanë qëndruar 6 përfaqësues të opozitës. Gjithashtu, në votimin e bërë, janë numëruar tre vota abstenim, ku një ishte vota e Fatos Bejës dhe një e Pjetër Arbnorit. Vendimi i ka dhënë fund debatit disamujor për projektligjin e sigurimsave të shtetit. Megjithatë, është theksuar se, sipas rregullores, i njëjti propozim mund të rikthehet për shqyrtim. Këtë radhë, iniciatorët kanë deklaruar se do të marrin ndihmën e duhur prej juristëve. Gjatë debateve, iniciatorët thanë se ky ishte një vendim politik që mbronte bashkëpunëtorët e sigurimit gjatë diktaturës komuniste.
Debati
Deputetët, që kanë votuar kundër projektligjit të paraqitur prej reformatorëve Ndoka e Berzani si dhe të deputetit Alfred Cako, kanë argumentuar se drafti nuk ishte paraqitur konform kërkesave të rregullores dhe është i paplotë. Madje, ata janë shprehur se mangësitë mund të kenë ardhur dhe si pasojë e mungesës së asistencës juridike. Madje, deputetët janë shprehur se do të jenë të gatshëm që të kontribuojnë në përmirësimin e mëtejshëm të projektligjit. Por, në përfundim të mbledhjes, drafti është hedhur për votim dhe është rrëzuar me gjashtë vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenime. Me këtë vendim projektligji nuk do të kalojë për votim në seancën plenare.
Taulant Dedja
Është një ligj që duhet të miratohet. Por, ashtu siç është hartuar, kërkohen përmirësime të mëtejshme. Jam kundër idesë që ish-sigurimsat kanë të drejtën që të kandidojnë për deputet, sepse Parlamenti është institucion kryesor, ndaj nuk mund të lejohen njerëz të tillë.
Sali Shehu
Është ligj i paarrirë. Ndoshta e keni bërë nga paaftësia juaj juridike, sepse nuk janë respektuar mjaft Konventa ndërkombëtare që ka nënshkruar Shqipëria. Unë jam i gatshëm që të ofroj ndihmën time për ta rishikuar dhe një herë këtë projektligj dhe më pas të kalohet për miratim.
Nard Ndoka
Nuk ka asnjë problem në mund të jenë në parlament apo jo ish-bashkëpunëtorët e sigurimit. Janë votuesit që kanë të drejtën e zgjedhjes, por kandidatët duhet të deklarojnë në kanë qenë apo jo në Sigurimin e Shtetit. Këta nuk mund të lejohen që të jenë në administratën publike. E treguat shumë qartë kush janë spiunët
Nazmir Selimi
Drafti ka mangësi dhe kërkohet që të përpunohet për ta sjellë në formën e tij të rregullt për diskutime në komisione dhe në seancë plenare. Pa u bërë këto ndryshime, nuk mund të ketë votim në komision. Drafti është i nevojshëm, por kam bindjen se duhet përshtatur me kërkesat e ligjit