E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet marrëveshja për informacionin sekret

16/02/2005  Komisioni për Çështjet Ligjore, miratoi dje projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Polonisë, për mbrojtjen e përbashkët të informacionit të klasifikuar. Drejtori në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Shyqyri Dekavelli, u shpreh se shkëmbimi i informacionit të klasifikuar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe një shteti tjetër, apo një organizate ndërkombëtare, ndërmjet ministrive e institucioneve qendrore të vendit me homologët e tyre, të vendeve të tjera, bëhet në përputhje me këto marrëveshje. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, pranë Këshillit të Ministrave, është autoriteti i Sigurimit Kombëtar në fushën e informacionit të klasifikuar “Sekret shtetëror”, me NATO-n, me shtetet dhe me organizatat e tjera ndërkombëtare. Republika e Shqipërisë merr përsipër që informacionin e klasifikuar, të siguruar nga shtetet e tjera apo organizata ndërkombëtare, ta ruajë në kushte për të shmangur ekspozimin dhe njohjen e tij nga persona të paautorizuar, pasi një gjë e tillë do t’i sillte dëme sigurisë kombëtare. Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje, i hap rrugë dhe krijon premisa që edhe institucione të tjera të vendit tonë të lidhin marrëveshje me homologët e tyre polakë, për shkëmbimin e informacionit të klasifikuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›