Dule pendohet, kërkon të hyjë në qeveri
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Koalicionet qeverisëse
Kreu i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, tashmë është në kërkim të burimeve të dyta dhe të treta, për të hyrë në bashkëqeverisje me kryeministrin Sali Berisha. Lajmi bëhet i ditur nga burime shumë të besueshme brenda kryesisë së PBDNJ-së, ku Dule ka zhvilluar ditët e fundit disa takime private me eksponentë të minoritetit grek, të cilët janë pjesë e administratës së qeverisë Berisha . Dule ka vendosur të bëjë një lëvizje të tillë, pasi nuk ka pasur dhe s ka për të pasur asnjë ofertë, sipas eksponentëve të PBDNJ-së, nga vetë kreu i qeverisë dhe i PD-së, Berisha, madje ata pohojnë se, nëse partia e tyre do të hyjë në koalicion, kjo nuk do të ndodhë përpara dhjetorit të 2009-ës. Sipas të njëjtave burime, kreu i të Drejtave të Njeriut, i cili vetëm pak ditë përpara doli dhe rikonfirmoi se nuk do të jetë pjesë e qeverisë, por do të qëndrojë në opozitë me PS-në dhe koalicionin e liderit Edi Rama, po lëviz të gjithë gurët ditët e fundit që të kontaktojë nëpërmjet të tretëve me kreun e PD-së, Berisha. Vangjel Dule, edhe pse ditë më parë, sipas eksponentëve të PBDNJ-së, hodhi poshtë bashkëqeverisjen në koalicionin e ri, nuk e hodhi poshtë drejtpërdrejt dhe shprehimisht një bashkëpunim të mundshëm, gjithmonë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 28 Qershorit. Sipas burimeve nga selia e PBDNJ-së dhe personave shumë të ngushtë të Dules, kreu i kësaj partie madje, sipas tyre, ka shprehur se ata janë një forcë e cila është për integrimin e Shqipërisë në BE dhe si pasojë nëse kjo kristalizohet në programin qeverisës, do të ishte e gatshme të votonte për reformat e mazhorancës së re. Bëhet e ditur se tashmë vetë lideri Vangjel Dule ka presione të vazhdueshme si nga kryesia e PBDNJ-së dhe nga OMONIA, për të treguar gatishmëri në pjesëmarrjen në qeverisje, ose në të kundërt duhet të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit. Kjo sipas të njëjtave burime nga partia e minoriteteve, sepse vetë Dule ka qenë shkaktari i rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 Qershorit, ku si pasojë PBDNJ mori vetëm një deputet për Parlamentin e ri, kreun e partisë. Tashmë është më se e sigurt se me Kongresin e Jashtëzakonshëm të PBDNJ-së do të kemi zhvillime radikale brenda kësaj partie, duke mos e përjashtuar mundësinë e zëvendësimit të Vangjel Dules në krye të PBDNJ-së me një eksponent tjetër të saj dhe pjesëtar të OMONIA-s. Ditët e fundit sa venë dhe shtohen zërat në gjirin e PBDNJ-së, kundër strategjisë dhe taktikës që Dule përdori në zgjedhjet e 28 Qershorit, duke iu bashkuar Ramës, sipas tyre këtë e dikton dhe vetë rezultati në rang kombëtar, vetëm 1.18 për qind të votuesve kanë votuar këtë parti, një fakt që qarqet e minoritetit e tregojnë si skandaloz dhe më të turpshmin në këto 18 vjet, ku faji bie i gjithi mbi liderin e PBDNJ-së, i cili diktoi kalimin e partisë në koalicionin e majtë dhe jo qëndrim në atë të djathtë të Berishës. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se si anëtarët e kryesisë, por dhe pjesëtarët e militantët e kësaj partie prisnin ditë më parë që Dule të jepte dorëheqjen dhe më pas të mblidhte kongresin e jashtëzakonshëm, një gjë që nuk ndodhi dhe që, sipas tyre, nuk ka për të ndodhur përpara zhvillimit të kongresit. Dorëheqja e kreut të PBDNJ-së është sinjalizuar gjithashtu dhe nga Forumi Rinor i Minoritetit Grek në Shqipëri, të cilët në ëebfaqen e tyre kanë kërkuar që të merren përgjegjësitë e humbjes në zgjedhje si dhe nevojën e rinovimit të PBDNJ-së me elementë reformatorë të minoritetit që nuk u shërbejnë interesave personale. Për sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, qarqe brenda PBDNJ-së dhe OMONIA-s bëjnë të ditur se dy ishin shkaqet: së pari, gjë që është trumbetuar dhe me të madhe nga shtypi shqiptar edhe pse nuk është pranuar nga PBDNJ, është përçarja e madhe midis eksponentëve politikë të minoritetit etnik grek në Shqipëri. Së dyti, prezenca e vogël dhe vota e paktë e minoritarëve të ardhur nga Greqia karshi PBDNJ-së, përsëri pasojë e përçarjes dhe mosbesimit të elektoratit të tyre ndaj politikës së drejtuesve të kësaj partie. Sipas tyre, të gjithë minoritarët grekë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ia tarifojnë humbjen dhe fajin e dështimit si dhe përçarjen, vetëm njërit, deputetit dhe Kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dules.
Ky lajm është publikuar: 09/07/2009