E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule prezanton kandidatët e Tiranës

16/06/2005  Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka prezantuar 12 kandidatët e kësaj partie për kryeqytetin. Gjatë prezantimit, Dule i ka bërë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të PBDNJ-së që të impenjohen të thithin sa më shumë vota të tjera për partinë në zgjedhjet e 3 korrikut. Ndërkohë që 12 kandidatëve të Tiranës Dule, i ka bërë thirrje që të sigurojnë sa më shumë vota si subjekt, por dhe si kandidatë. Duke shpalosur platformën e PBDNJ-së, Dule ka vënë theksin në dy drejtimet kryesore të politikave të kësaj partie. Zhvillimi dhe rritja e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë kjo nëpërmejt thithjes së investimeve në vend. Pikë tjetër e rëndësishme e programit të kësaj force është krijimi i lehtësirave për emigrantë shqiptarë në Greqi dhe më gjerë. Ndërkohë që PBDNJ-ja nuk është shprehur për ndonjë pozicionim të dy kahet kryesore të politikës shqiptare të partisë që ai përfaqëson. PBDNJ-ja kandindon me 98 kandidatë për deputetë dhe synon që në zonat minoritare të vendit të sigurojë mbështetjen më të madhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›