E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo fushatë në Korçë

16/06/2005  Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjatë prezantimit në rrethin e Korçës të kandidatit për deputet Maksi Fejzullai, i ka bërë thirrje elektoratit që të votojnë në mazhoritarin kandidatin socialist. Sipas tij, “mijëra qytetarë të Korçës që të votoni për partitë tona të votoni si t'jua dojë zemra të votoni për demokracinë sociale të votoni me qëllim që bashkëpunimi të jetë konkret mes forcave të majta”. Në këtë takim, kreu i PDS-së ka shpalosur dhe programin e partisë së tij, duke vënë theksin tek objektiva kryesore e kësaj partie. Ndërkohë, Milo ka përsëritur se partia e tij do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme dhe kjo qeveri do të drejtohet nga partitë e majta. Milo i ka kërkuar gjithashtu elektoratit të tij se në zgjedhjet e 3 korrikut elektorati i majtë do të mund të zgjedhë me votën e tij dy kandidatë të së majtës për Kuvendin e ardhshëm, kjo duke votuar me zgjuarësinë që i karakterizon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›