E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pollo fushatë në Poshnje të Beratit

16/06/2005  Kryetari i PDR-së, Genc Pollo, ka qenë dje në Poshnjë të Beratit, ku ka prezantuar kandidatin për deputet në zonën 76, Veli Gllava. Pollo u bëri thirrje zgjedhësve të Poshnjës që në mazhoritar të votojnë kandidatin e Partisë Demokratike, Leonard Kumaraku. Ne e dimë se t´ju premtojmë BE-në brenda katër viteve të mandatit të ardhshëm nuk është realiste. Do të duhet edhe ca vjet për të pasur pasaportën me 16 yje. Por ajo që mund të bëjmë është të realizojmë lëvizjen e lirë dhe sidomos që pasaporta shqiptare të respektohet në Greqi, Itali e mbarë Evropën. Por që të arrijmë këtë duhet të thajmë kënetën e korrupsionit, e tolerimit të trafikut, të rregullojmë imazhin, por më parë të ndryshojmë realitetin. Dhe kjo fillon më 3 korrik me votën tuaj për Ndryshimin e Madh e të Mbarë. Vota e shqiptarëve duhet të jetë për ato që kthejnë Besimin e që ngjallin Shpresën. Jo për ata të tjerë që në deficite realizmash përpiqen vetëm të ngjallin frikë e pasiguri. Jo për Maliqët, që i numërojnë me gishtat e duarve e të këmbëve ditët e mbetura në pushtet”, tha Pollo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›