E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule vazhdon fushatën elektorale në Jug të vendit



Në vijim të takimeve elektorale kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka prezantuar në qytetin e Sarandës kandidatët për deputetë në qarkun e Vlorës. Dule kërkoi mbështetjen e të gjithëve për zgjedhjet e 28 qershorit për t’i përfaqësuar në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, për të qenë përçues i zërit të tyre, si dhe për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e tyre. “PBDNJ-ja ka luftuar më sistematikisht, më shumë dhe më sinqerisht se çdo forcë tjetër politike në vend për integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike. Kemi qenë zë i qëndrueshëm dhe i pakomprometuar nga koniunkturat politike pasi Shqipëria duhet të integrohet, duhet të përshtatet dhe duhet që të bëhet pjesëtare e denjë e familjes europiane”, - theksoi Dule në fjalën e tij.

5 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›