E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka akuzon Berishën: “Është një komunist i pandreqshëm”



Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, gjatë turit të takimeve elektorale ka hedhur akuza kundër kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij Ndoka e ka cilësuar Berishën një komunist të pandreqshëm, pasardhës të Ramiz Alisë. Madje ai ka shkuar më tej duke bërë përgjithësime. Sipas tij, në politikën shqiptare vazhdon të ketë mbetje të komunizmit, veçanërisht në të dyja partitë e mëdha, PS dhe PD, si dhe në disa parti të tjera të vogla të majta. Sipas Ndokës, zgjedhjet e 2009-s duhet t’u japin një mësim të mirë këtyre figurave duke i nxjerrë jashtë politikës. “Politika mbizotërohet nga pasardhës të Ramiz Alisë. Berisha është një komunist i pandreqshëm dhe një pasardhës i Alisë, ashtu si edhe të tjera figura të politikës shqiptare”, - është shprehur Ndoka.

5 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›