Dulen dhe Barkën i bashkojnë “grekët”
Stërvitja e shqiptaro-greke në Sarandë për ndalimin e ndotjes në det ka bashkuar kreun e PDBNJ-së dhe ministrin në detyrë Kosta Barka, të cilin Dule i ka propozuar Berishës për ta shkarkuar. Kryetari dhe nënkryetari i PBDNJ-së, Dule dhe Barka, tashmë armiq kanë ndjekur këtë aktivitet së bashku me kreun e Omonias, kryebashkiakut e Himarës, Vasil Bollano. Dy kundërshtarët kanë ngrënë dhe një drekë të përbashkët, por nuk kanë qenë ulur pranë njëri-tjetrit.