Shërbimi ushtarak, 87 vota pro
Kuvendi miratoi dje në seancë me 87 vota pro, 2 kundër dhe 4 abstenime projektligjin "Për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Shqipëri". Dy deputetët socialistë Fino dhe Braho votuan kundër, ndërsa Ngjela, Memushi, Xhufi dhe Neranxi abstenuan. Projektligji i miratuar parashikon që shërbimi ushtarak i detyrueshëm të hiqet, duke tentuar të shkohet deri ushtrisë profesionale me pagesë. Ky shihet si një detyrim për qeverinë shqiptare në kuadër të procesit të anëtarësimit të strukturave atlantike.