Gjirokastër, Rrëshqitja sekuestron 100 kg drogë, pranga 3 poseduesve

Lënda narkotike kishte destinacion Greqinë
Brenda harkut kohor prej 12 orëve, Policia e Gjirokastrës ka arritur të lokalizojë dy tentativa për kalimin e drogës në drejtim të Greqisë. Bilanci flet për 100 kg marijuanë të kapur si dhe tre persona të arrestuar si posedues dhe transportues të lëndës narkotike. Policia e Gjirokastrës ka ndërmarrë aksionin e koduar Rrëshqitja i cili rezultoi i suksesshëm në identifikimin e informacioneve të marra në terren për qarkullimin e lëndës narkotike në aksin nacional veri-jug. Sipas burimeve policore bëhet e ditur se specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Gjirokastrës ishin ata që identifikuan mekanizmin e qarkullimit të drogës dhe poseduesit të saj nga Lazarati në drejtim të Sarandës e mandej në drejtim të Greqisë. Për rastin e parë të kapjes së 50 kg marijuanë në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, Policia e Gjirokastrës me të siguruar informacionin, me shpejtësi ngriti një postbllok në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë përbri fshatit Grapsh për të bllokuar drogën e transportuar nga Lazarati. Mirëpo organizatorët e këtij transporti, kishin marrë masa për ti shpëtuar kontrolleve policore në automjetin që do të merrte mallin narkotik. Për këtë ishte caktuar me mision për ta transportuar dorazi deri në një farë vendi Izet Bocka, i cili më pas do ti viheshin prangat. Bocka, 23 vjeç nga fshati Kopacës i Delvinës, i dënuar më parë me një vit burg për vjedhje dyqani, transportonte dy çantat me marijuanë, të cilat i mori nga varrezat e fshatit Grapsh për ti çuar në drejtimin perëndimor të zonës. Policia e Gjirokastrës ishte vënë në ndjekje të Bockës i cili kishte zgjedhur monopatin e shpatit të malit të Muzinës për tiu shmangur kontrollit të policisë. Kjo e fundit arriti të ndalonte rrugëtimin e transportuesit Bocka në përroin mbi fshatin Grapsh. Marijuana e ndarë në dy çanta të mëdha transporti, do të stacionohej përbri rrugës Gjirokastër-Sarandë në Qafën e Muzinës për tu marrë më pas nga transportuesi i radhës me automjet. Sipas policisë Fatmir Jashari me nofkën Drumba mjaft me eksperiencë në këto lloj punësh, ishte gati të merrte lëndën narkotike por është pikasur nga grupi operacional. Drumba, 38 vjeç nga Saranda edhe ky i dënuar me dy vjet burg në Greqi për trafik klandestinësh me skaf, qarkullonte natën e diel me automjetin e tij tip Mercedes Benz me targa SR 2757 B në drejtim të vendlindjes së tij. Pas deponimeve të Bockës, Drumba është kapur në Qafën e Muzinës në pritje të mbërritjes së mallit narkotik. Burime mjaft konfidenciale kanë pohuar për gazetën SOT se Jashari është afruar në vend-takimin e caktuar, pasi e ka siguruar Bocka se nuk kishte policë. Në fakt, Bocka e ka telefonuar nën prezencën e policëve të aksionit, të cilët e përdorën si karrem të radhës delvinjotin për të shtënë në dorë Drumbën. Ky i fundit nuk ka bërë kurrëfarëlloj rezistence në momentin e arrestimit. Grupi hetimor gjatë kqyrjes së çantave ka konstatuar se brenda tyre kishte marijuanë të ndara në 50 pako në dy çanta të mbështjella me letër ngjitëse ngjyrë kafe me një peshë totale prej 50 kg. ndërkohë njërit prej të arrestuarve Izet Bocka i janë gjetur në një çantë tjetër një automatik i llojit 56 si dhe një pistoletë tip TT të cilët ai e mbante në brez. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u krye arrestimi në flagrancë i Drumbës dhe Bockës, të cilëve iu duhet të përballen me veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike. Marijuana dhe armët e zjarrit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që policia po punon për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të personave të tjerë pjesëtarë të këtij rrjeti të përfshirë në trafikimin e sasie narkotike. Materialet për dy të rinjtë i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. Ndërkohë që operacioni i koduar Rrëshqitja, ka vijuar edhe gjatë orëve të mesditës së djeshme. Një tjetër sasi prej 50 kg është kapur nga Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare në tentativë për të kaluar në drejtim të Greqisë. Sipas burimeve zyrtare, ka qenë ora 10:30 e ditës së djeshme kur në Kakavijë, u gjet lënda narkotike në bordin e kabinës së maunes tip MAN me targa të Fierit 7934 C gjatë një kontrolli policor. Shoferi i maunes, Eduard Kane, 44 vjeç është arrestuar menjëherë ndërkohë që ai deklaroi se nuk kishte dijeni për sasinë narkotike e ndarë në 50 pako, cila ishte fshehur brenda kabinës së shoferit të mbështjella me letër ngjitëse. Policia kishte dijeni për mbërritjen e maunes në Kakavijë, e cila ishte mbushur me gurë dekorativë për tu shitur në Athinë, ndërkohë që marijuana është konstatuar që në momentin e parë dhe kjo falë aftësive investiguese të një personi të infiltruar në rrjetin e trafikut narkotik të iniciuar nga Fieri në drejtim të Greqisë.