E Diel, 1 Nëntor 2026

Duragjati, piktorja shkodrane që sfidoi realizmin socialist

Nëna ime, Çezarina Daragjati,
e cila kishte studiuar në Du
brovnik të Kroacisë dhe kish
te marrë mësime private për
gjashtë vjet me radhë në qytetin e Shkodrës
nga dy kolosët e mëdhenj të pikturës
shqiptare, Kol Idromeno dhe Simon
Rrota, nuk e lëshoi penelin nga dora
deri në fund të jetës së saj. Pak ditë para
se të ndahej nga jeta, aty nga fillimi i vitit
1991, kur ajo ishte në moshën 81-
vjeçare, m‘u drejtua mua duke më
thënë: "Zhani, do të bëj një buqetë me
lulet e diellit". Dhe pas kësaj, menjëherë
hapi kavaletin e përgatiti penelat me
bojërat e vajit. Ajo kujtonte se kishte
forcë për të punuar ashtu si në vitet e
shkuara në rininë e saj, por sapo hodhi
ngjyrat e para në telajo, e ndërpreu
punën e më tha se do ta vazhdonte
njëherë tjetër atë tablo. Dhe, ndonëse e
la kavaletin ashtu të hapur, ajo nuk
mundi që ta vazhdonte më atë punë të
porsafilluar, sepse vetëm pas pak ditësh
u nda nga jeta". Njeriu që flet dhe dëshmon
për herë të parë për gazetën "Shqip"
është 67-vjeçari Zhani Canco, ishpiktor
e arkitekt i kinostudios "Shqipëria
sot", i diplomuar në Bukuresht të Rumanisë,
i cili rrëfen gjithë historinë e
nënës së tij, Çezarina Daragjati (Canco),
një prej piktoreve të para shqiptare nga
qyteti i Shkodrës, që ndonëse nuk e
lëshoi penelin nga dora deri në moshën
81-vjeçare, nuk mundi të ekspozonte asnjëherë
gjatë periudhës së realizmit socialist.
Familja Daragjati
Çezarina u lind në vitin 1910 në një
familje të njohur qytetare shkodrane, e
cila asokohe merrej me tregti dhe banonte
diku në fillim të rrugës FushëÇelë,
që konsiderohej një nga rrugët më
të bukura të atij qyteti e ndërtuar prej
austriakëve. Babai i Çezarinës, Gaspër
Daragjati, pasi kishte mbaruar studimet
në Stamboll, ishte kthyer në qytetin e Shkodrës
dhe kishte hapur një aktivitet
tregtar, nga i cili nxirrte të ardhura të konsiderueshme.
Ndërsa bashkëshortja e tij
dhe njëkohësisht e ëma e Çezarinës, quhej
Angje, dhe ishte bijë nga fisi i njohur
i Dedëvukajve, që njihej më shumë prej
Dedës së Shan Dedës, i cili kishte marrë
pjesë në krye të përfaqësisë shkodrane
në Lidhjen e Prizrenit. Çezarina kishte
dhe dy motra të tjera më të vogla se veten,
Agetinën dhe Domenikën, si dhe dy
vëllezër, Simonin e Guljelmin. Duke qenë
se Gaspër Daragjati vdiq shumë i ri, pesha
e familjes i ra gruas së tij, Angjes, e
cila u kujdes jo vetëm për rritjen e fëmijëve,
por edhe për shkollimin e tyre.
Lidhur me këtë, i biri i Çezarinës, 67-
vjeçari Zhani Canaco, dëshmon: "Vëllai i
nënës sime, Simon Daragjati, pasi mori
mësimet e para në vendlindjen e tij në
qytetin e Shkodrës, shkoi në Itali, ku dhe
mbaroi shkollën e mesme në qytetin e
Barit. Më pas ai fitoi një të drejtë studimi
dhe shkoi në Paris, ku u diplomua me rezultate
të larta për Ekonomi. Pas diplomimit,
Simon Daragjati u kthye në qytetin e tij
të lindjes, ku vazhdoi të merrej me aktivitet
tregtar, ashtu si dikur i ati i tij. Duke
qenë se ishte nga një familje e pasur dhe
me bindje antikomuniste, aty nga fillimi i
vitit 1947 Simoni u arrestua prej Sigurimit
të Shtetit dhe vdiq nën tortura në një nga
qelitë e improvizuara të Degës së
Brendshme të qytetit të Shkodrës. Ndërsa
i vëllai tjetër i Çezarinës, Guljelmi, i cili
kishte kryer mësimet e shkollës së mesme
bashkë me Simonin në qytetin e Barit, më
pas vazhdoi studimet e larta dhe u diplomua
për Ekonomi në qytetin e Torinos. Aty
nga viti 1943, Guljelmi u kthye në qytetin
e Shkodrës, ku vazhdoi të merrej me aktivitetin
tregtar të familjes, duke qenë
përfaqësues i firmës italiane të pijeve
"Martinirosi". Në fundin e vitit 1944, Guljelmi
u nis për në Itali, së bashku me bashkëshorten
e tij italiane, që priste të lindte
dhe nuk u kthye më në Shqipëri, duke
menduar se do të përfundonte ashtu si i
vëllai i tij, Simoni", dëshmon Zhani Canco
lidhur me origjinën dhe familjen e nënës
së tij, Çezarinës.
Nxënëse e mjeshtërve
Idromeno dhe Rrota
Ndryshe nga sa kishte bërë me dy
djemtë e saj, Simonin dhe Gulejlmin, të
cilët i kishte shkolluar për Ekonomi në
Francë dhe Itali, Angje Daragjati u
kujdes që tri vajzat e saj, të cilat kishin
marrë mësimet e para në Kolegjin e
Motrave Stigmatine të qytetit të Shkodrës,
të shkolloheshin në Kolegjin e famshëm
të Dubrovnikut në Kroaci. Pas
mbarimit të atij kolegji, që njihej dhe
konsiderohej si një nga më prestigjiozët
e Ballkanit dhe drejtohej nga murgeshat
austriake, Çezarina Daragjati me dy
motrat e saj u kthyen në qytetin e Shkodrës.
Me kthimin e të bijave, ajo që i ra
më shumë në sy nënës së tyre ishte prirja
dhe talenti që kishte shfaqur Çezarina
për vizatimet. Lidhur me këtë, Zhani
Canco dëshmon: "Prirjet për vizatimin,
nëna ime, Çezarina, i kishte marrë nga
murgeshat austriake gjatë viteve të shkollës
në Kolegjin e Dubrovnikut, ku në
programet e asaj shkolle, përveç lëndës
së vizatimit, që shihej tradicionalisht si
prioritare, zhvilloheshin gjithashtu
edhe lëndë të tjera, si ajo e muzikës dhe
arti i kulinarisë. Sigurisht që krahas këtyre
lëndëve, të cilave u jepej mjaft prioritet
në atë shkollë, aty zhvilloheshin
edhe lëndë të tjera të kulturës së
përgjithshme, si letërsia, historia,
gjeografia etj. Pasi gjyshja ime, Angje
Daragjati, u bind plotësisht për prirjet
që kishte e bija e saj, Çezarina, për vizatimet,
ajo e mori atë dhe shkuan për t‘u
takuar me piktorin e skulptorin e famshëm
shkodran, Kol Idromenon, i cili
gjithashtu njihej edhe si një arkitekt e
fotograf mjaft i zoti. Mjeshtri i madh
Idromeno, pasi i pa vizatimet e
Çezarinës së vogël, e mori atë në provë
dhe shumë shpejt krijoi bindjen për talentin
e saj. Pas kësaj ai pranoi që t‘i jepte
asaj mësime pikture privatisht, duke
parë te Çezarina një vajzë të talentuar
dhe me të ardhme në artin e bukur të
pikturës. Kol Idromeno iu përkushtua
seriozisht asaj, duke i sjellë edhe revista
e libra të ndryshme pikture, si edhe literaturë
e metoda bashkëkohore të
mësimeve teorike. Për afro dy vjet me
radhë nëna ime mori mësime vizatimi
nga mjeshtri i madh i pikturës shqiptare,
i cili nuk nguronte ta shfaqte
hapur kënaqësinë për talentin e nxënëses
së tij të vogël. Mirëpo pas dy vjetësh,
nëna ime, Çezarina, u detyrua që të shkëputej
nga profesori i saj, për arsye se
në atë kohë mjeshtri Idromeno kishte
mjaft kërkesa nga familjet shkodrane
për projektimin e banesave të reja që
filluan të ndërtoheshin asokohe në atë
qytet. Kështu që duke mos e përballuar
dot atë ngarkesë të madhe pune, Kol
Idromeno i rekomandoi gjyshes sime, që
Çezarina të vazhdonte pikturën me
mjeshtrin tjetër shkodran, piktorin e
njohur, Simon Rrotën, i cili ishte diplomuar
për pikturë pranë Akademisë së
Arteve të Bukura të Gracit në Austri.
Edhe Simoni e priti mjaft mirë
Çezarinën, e cila për katër vjet me radhë
vazhdoi të studionte privatisht pranë
mjeshtrit të shquar shkodran që, ashtu
si Idromeno, e vlerësonte mjaft talentin
e nxënëses së tij të vogël. Atë periudhë
që ajo qëndroi pranë mësuesit Simon
Rrota, ishin vitet më produktive të saj,
sepse ajo kishte fituar mjaft përvojë dhe
në punët e saj shprehte realitetin e pasqyruar
me mjaft emocione të
brendshme të shpirtit prej artisteje të
vërtetë. Në ato vite, Çezarina realizoi
disa nga punët më të mira të saj, si në
teknikën e vajit, ashtu dhe në vizatimet
me karbon, të cilat janë vlerësuar mjaft
nga piktorë të ndryshëm të asaj kohe
dhe e pasuruan ndjeshëm fondin e
punëve të saj.
Nga dy profesorët e saj të famshëm,
Idromeno e Rrota, Çezarina u njoh me
kolosët e mëdhenj të pikturës italiane,
franceze e angleze. Në atë kohë, me porosi
të profesorit të saj të gjuhës frënge
në gjimnazin klasik të qytetit të Shkodrës,
francezit Paul Guzhonit, Çezarina
realizoi mjaft riprodhime të mjeshtërve
të mëdhenj të shkollës klasike franceze,
si Vigee Le Brun, Roza Bokuer etj.", dëshmon
Zhani Canco për nënën e tij, Çezarina
Daragjatin, e cila i mori mësimet e
para të vizatimit nga dy kolosët e mëdhenj
të pikturës shqiptare: Kol
Idromeno dhe Simon Rrota.
1945-1990, asnjë pikturë
në ekspozita
Edhe pse u shkëput nga profesori i
saj, Simon Rrota, me të cilin mësoi për
katër vjet me radhë, Çezarina Daragjati
e vazhdoi përsëri pikturën, duke punuar
në shtëpinë e saj për vite me radhë.
Ajo kishte kënaqësi që të ndiqte ndonjë
shkollë pikture jashtë shtetit, pasi në atë
kohë, në qytetin e Shkodrës, nuk kishte
shkollë vizatimi. Por edhe pse nuk iu
dha mundësia që të studionte më tej,
Çezarina nuk hoqi dorë për asnjë moment
nga pasioni i saj për pikturën dhe
vazhdoi të punonte me të njëjtën
kënaqësi, ashtu si dikur në rininë e saj.
Atë gjë ajo e vazhdoi edhe pas vitit 1937,
kur u martua me Gjergj Cancon, ishmësuesin
e gjimnazit klasik të qytetit të
Shkodrës, i cili ia nxiti akoma dhe më
shumë pasionin e saj për pikturën. Me
bashkëshortin e saj, Cancon, Çezarina
jetoi në qytetin e Shkodrës deri në vitin
1945 dhe pas atij viti ata erdhën dhe u
vendosën në Tiranë, ku Gjergji u emërua
me detyrën e drejtorit në Shkollën Teknike
(Politeknikumi "7 Nëntori"), ku
paraardhës i tij kishte qenë amerikani
Harry Fultz. Pas vitit 1945, Çezarina u
dëshpërua mjaft pas dy goditjeve të forta
që pati familja e saj me vdekjen
tragjike të vëllait, Simonit, që u shpall
armik i popullit dhe humbjen e vëllait
tjetër, Guljelmit, i cili mbeti përgjithmonë
jashtë Shqipërisë në Itali. Që nga
ajo kohë, Çezarina u mbyll brenda në
shtëpi dhe nuk u angazhua asnjëherë në
ndonjë lloj pune shtetërore, duke menduar
hijen e keqe të luftës së klasave që
mund t‘i shkaktonte asaj probleme të
reja. Lidhur me këtë, i biri, Zhani Canco,
dëshmon: "Ajo vazhdoi të pikturonte
përsëri dhe nga punët më të spikatura
të saj janë ato të portreteve të dy
prindërve të saj, e gjithashtu dhe vjehrrit e vjehrrës (Zisi e Parashqevi Canco),
të cilët ajo i donte dhe i respektonte pa
masë. Po kështu, nga të gjitha punimet
e saj në fondin e familjes sonë kemi mundur
të ruajmë rreth 40 punime, ku më të
spikaturat janë disa portrete dhe natyra
të qeta me lule shumëngjyrëshe, të cilat
ajo i ka punuar me mjaft dashuri dhe
duket sikur brenda tyre ka vënë diçka
nga bota e saj. Po kështu, në familjen
tonë kemi ruajtur edhe shumë riprodhime
të saj nga mjeshtrit e mëdhenj të
shkollës klasike italiane, gjermane,
franceze e angleze", kujton Zhani Canco,
lidhur me nënën e tij, Çezarinën, e
cila ndonëse vazhdoi të pikturonte
vazhdimisht gjatë viteve të regjimit komunist
të Enver Hoxhës, nuk ekspozoi
asnjëherë në ekspozitat e shumta të realizmit
socialist.
65 vjet pa ekspozuar
në Galerinë e Arteve
Çezarina Daragjati vazhdoi të punonte
në telajo dhe nuk e hoqi kurrë penelin
nga dora edhe në vitet e fundit të
jetës së saj, kur kishte arritur të tetëdhjetat.
Lidhur me këtë, i biri, Zhani, dëshmon:
"Pak ditë para se të ndahej nga
jeta, aty nga fillimi i vitit 1991, kur ajo
ishte në moshën 81-vjeçare, m‘u drejtua
mua duke më thënë: "Zhani, do të bëj
një buqetë me lulet e diellit", dhe pas
kësaj menjëherë hapi kavaletin e përgatiti
penelat e bojërat e vajit. Ajo kujtonte
se kishte forcë për të punuar, ashtu
si në vitet e shkuara në rininë e saj,
por sapo hodhi ngjyrat e para në telajo,
e ndërpreu punën dhe më tha se do ta
vazhdonte njëherë tjetër atë tablo, duke
e lënë kavaletin ashtu, të hapur. Por ajo
nuk mundi ta vazhdonte më atë punë,
sepse vetëm pas pak ditësh u nda nga
jeta", kujton Zhani Canco ditët e fundit
të jetës së nënës së tij, Çezarina Daragjatit,
piktores së famshme shkodrane, e
cila, ndonëse kishte marrë mësime nga
dy mjeshtrit e mëdhenj e kolosët e pikturës
shqiptare, Kol Idromeno e Simon
Rrota, nuk ekspozoi asnjëherë në periudhën
e realizmit socialist. Ëndrra e saj
u bë realitet vetëm pas viteve ‘90, kur
punimet e saj u ekspozuan dy herë në
ekspozita të ndryshme dhe u pritën me
mjaft interes si nga kritika, ashtu edhe
nga shikuesit e shumtë.
Në Galerinë e
Arteve në vitin 2003
Në kuadrin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare
të Gruas, Ministria e Rinisë, Kulturës
dhe Sporteve, në bashkëpunim me
Galerinë Kombëtare të Arteve, më 8 mars
2003, organizuan në një nga sallat e kësaj
galerie një ekspozitë të titulluar, "My
Changes", në kujtim të Çezarina Daragjati
Cancos. Në prani të shumë
dashamirësve të artit, artistëve, piktorëve
të njohur dhe personaliteteve të
kulturës, fjalën e hapjes së asaj ekspozite
e mbajti kuratorja e Galerisë së Arteve,
Suzana Kuka Varvarica, e cila nxori në pah
rolin e grave piktore shqiptare ndër vite.
Në një nga sallat kryesore të galerisë ishin
ekspozuar 40 punime të piktores së
famshme shkodrane, Çezarina Daragjati
dhe në sallat e ndryshme ishin ekspozuar
punimet e piktoreve të tjera shqiptare që
jetojnë ende. Në punimet e Çezarina
Daragjatit binin në sy riprodhimet e saj
nga autorët e famshëm të shkollës
klasike italiane, gjermane, franceze e
angleze, si dhe disa vizatime në karbon
me portrete dhe kompozime origjinale të
saj të realizuara në teknikën e vajit. Gjithashtu,
në stendat e kësaj ekspozite ishin
ekspozuar dhe disa nga librat e piktores
së famshme shkodrane dhe veglat e saj
të punës, si penela, kavaleti dhe bojëra
të ndryshme, të cilat u ndoqën me interes
të madh nga vizitorët e shumtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›