Pranga dy shpërndarësve me 600 gramë heroinë
Kanë tentuar të fshehin më shumë se gjysmë kg
heroinë, por kanë dështuar, pasi janë diktuar nga
policia, duke përfunduar në pranga. Ky është fati i dy
të rinjve, të cilët janë arrestuar dy net më parë gjatë
një operacioni në zonën e Freskut. Endri Bilali dhe
Henri Shehu janë kapur me rreth 600 gramë heroinë.
Burimet policore thanë se 22-vjeçari Bilali dhe 20-
vjeçari Shehu u prangosën rreth orës 21.30. Antidroga
i ka vënë re ata te pallatet e firmës "Eni" SHPK, në
kohën që po qarkullonin me mjetin tip "Honda", me
targa TR 6960 M, që drejtohej nga Henri Shehu. Sipas
policisë, përpara se të kapeshin kanë hedhur
nga dritarja e mjetit një qese të mbushur me lëndë e
dyshuar si heroinë. Pas gjetjes së "pakos", policia
sekuestroi 559 gramë heroinë, dy aparate celularë
dhe mjetin me të cilin udhëtonin dy të dyshuarit. Policia
tha se kishte marrë informacion që më parë për
këta dy persona, kështu që po i mbante nën vëzhgim.
Por, kur ata janë marrë në pyetje, e kanë mohuar
akuzën për lëndën narkotike të gjetur, duke deklaruar
se nuk ishte e tyre. Ndërkohë, policia tha se
ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat dhe
dy personat e lartpërmendur i ka arrestuar për prodhim
dhe shitje të lëndëve narkotike.