"Teatër, për të mos u dorëzuar!"
Ai gjithmonë ka dashur të jetë aktor... Regjisura lindi si një alternativë, jo si një dëshirë për të cilën duhej të këmbëngulte për ta realizuar. Më vonë, gjatë viteve të studimit në Akademinë e Arteve, mësoi se të dyja, aktrimi dhe regjisura, janë të pandara. Janë dy elemente që shkrihen shumë bukur me njëri-tjetrin. Në katër vite që kur ka përfunduar studimet, Erjon Hinaj nuk kishte vënë në skenë asnjë shfaqje. Tentativa për të ngjitur në skenë "Kamerierin memec" kishte nisur para se të mësonte për projektin e Ministrisë së Kulturës kushtuar regjisorëve të rinj. Konkurroi dhe fitoi fazën e parë. Në skenën e Teatrit Kombëtar, e përballi "Kamerierin memec" me publikun dhe kjo shfaqje e parë si regjisor i fali sukses. Por Erjon Hinaj as që e mendonte se do të ishte fituesi i edicionit të katërt të festivalit "Teatri i të rinjve". Por ja që ia doli. Ai u vlerësua si regjisori i ri më i mirë. Vepra e shkruar prej Harlod Pinterit duket se i solli fat. Të shtunën në mbrëmje, juria e festivalit e vlerësoi atë si më të mirin ndër pesë regjisorët pjesëmarrës. "Vërtet që nuk e prisja. Unë nuk hyra në këtë projekt për të konkurruar. Nuk më kanë pëlqyer krahasimet, por ajo çka unë mendoj për këtë projekt është se ne përsosemi duke parë njëri-tjetrin. Përsosemi duke dëgjuar mendimet, duke biseduar e debatuar. Kjo është shumë e rëndësishme në teatër, sepse ai nuk bëhet vetëm. Kjo e bën ndryshe nga çdo zhanër tjetër teatrin. Ai merr përmasa të tjera, krijon një marrëdhënie shumë më intime, shumë më reale me të gjithë ata që përfaqësojnë teatrin: publiku, skena, aktorët, e regjisorët", shprehet Erjon Hinaj, i cili ngjiti në skenë historinë e dy vrasësve me pagesë, Benit dhe Gasit. Erjoni nuk i nënvlerëson kolegët e tjerë. Është i bindur se ata, ashtu si edhe ai, kanë bërë të pamundurën për veprat e tyre. "Kur m‘u dha çmimi thashë diçka: Asnjëherë mos u dorëzo! Këtë ua them kolegëve të mi. Kjo shprehje për mua është shumë e fortë e doja t‘ua përcillja të gjithëve. Ia vlente ajo çka të gjithë kolegët e mi bënë", vazhdon ai.
Dy personazhet e veprës u interpretuan prej aktorëve Mehmet Xhelili dhe Indrit Çobani. Erjoni i përzgjodhi sepse ata vetë janë krejtësisht të kundërt, njësoj si dy protagonistët, Beni dhe Gasi. Njëri është ekspresiv, shumë emocional, i ndjeshëm. Tjetri gjakftohtë, misterioz, hermetik, i mbyllur. "Unë gjeta diçka të ngjashme mes aktorëve dhe personazheve e kjo është shumë e rëndësishme", tregon Erjoni. Ata janë vrasës me pagesë. Beni e Gasi kanë një bos, Uillsonin, i cili i paguan për çdo shërbim që kryejnë. E ja ku na shfaqet edhe pika kulmore, ku Harlod Pinter bën edhe gjetjen e famshme. Në këtë ekstrem të këtyre qenieve njerëzore, kur publiku mendon se përfundimisht atyre u mungon një ndërgjegje, diçka ndryshon. Njëri prej vrasësve kupton se gjithë sa po bëhet është e tmerrshme. Po vriten jo vetëm burra, por edhe gra. Për Gasin kjo situatë është e pakëndshme, edhe pse ka frikë të shfaqë mendimin, ndërsa ankthi i viktimave e torturon. Revolta e tij nis të shfaqet me probleme të vogla. Kolegu i tij zgjedh ta eliminojë, sepse ai zgjedh t‘i qëndrojë besnik organizatës, e lë ndërgjegjen të flejë.
Erjoni e zgjodhi këtë shfaqje edhe sepse ajo është aktuale e përkon shumë mirë me atë çfarë ndodh në Shqipëri. "Kuptohet se rregullat, sistemet që vendosen nga vetë individi, më vonë do të kthehen në një problem për të. Ndërkohë që një sistem ngrihet që të qëndrojë i bazuar në disa rregulla. Sa më shumë që ky sistem kërkon të mbajë atë fizionominë e vet, siç është krijuar që në fillim, aq edhe më i rrezikshëm bëhet. Nëse ky sistem nuk i përshtatet individit, atëherë ka një përplasje, ka një konflikt. Kjo është edhe ajo çfarë vepra prek", tregon Erjoni. Kjo është edhe ajo çfarë dëshiron të vëri në dukje dramaturgu i madh, Harlod Pinter. E në fakt nuk ka qenë edhe shumë e thjeshtë për regjisorin Erjon Hinaj të sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar, një dramaturg të përmasave të britanikut Pinter. "Autorë si Pinteri janë mjaft të njohur, por në Shqipëri teatri i tyre mbetet akoma i panjohur. Është një teatër i vështirë, edhe për shkak se ne akoma nuk e kemi përftuar ritmin apo konceptin e dramaturgëve bashkëkohorë. Ata kanë një ritëm që ecën paralel me teatrin, nuk ecin të ndarë. Kurse te ne, dramaturgjia kontemporane ecën përpara dhe teatri ynë është pas. Teatri duhet të asimilojë dramaturgjinë. Dramaturgët ndërtohen në teatër dhe teatri duhet të ecë për të ndërtuar këtë vepër", thotë ai. Pas kësaj fitoreje, Erjon Hinaj ka të tjera plane, ëndrrat përherë i ka të mëdha. Por në profesionin e tij vështirësitë janë të mëdha, siç është edhe për shumë profesione të tjera. "Është një sfidë e madhe, e cila përfshin edhe regjisorët. Kostoja për të vazhduar këtë profesion është shumë e lartë, kjo është edhe për shkak të hapësirave e situatës në të cilën ndodhet Shqipëria", shprehet regjisori i ri, Hinaj. Atë nuk e tremb ky term. I tillë dëshiron të qëndrojë, i ri..., sepse kjo e bën të ndihet në provë, një ndjenjë që sipas tij duhet ta shoqërojë gjithmonë. Juria e "Festivalit teatror të të rinjve 2008" përbëhej prej aktores Yllka Mujo, regjisorit Enton Kaca dhe drejtoreshës së artit në Ministrinë e Kulturës, Eleni Gjovreku. Ata vlerësuan "Kamerierin memec" edhe për skenografinë më të mirë, vlerësim të cilin e meritoi skenografi Besart Kolonja. Ndërkaq, aktorët Saimir Braho dhe Gentian Zenelaj, që interpretuan në dramën "Kthesa", u vlerësuan si aktorët më të mirë. Irvin Muçaj, Eglantina Cenomeri, Erjon Hinaj, Mikel Kalemi dhe Juli Sinani ishin regjisorët që sollën shfaqjet e prezantuara nga data 17 deri më 22 nëntor në Teatrin Kombëtar.