E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre persona sulmojnë policin në Gramsh, rëndë 22-vjeçari

Gramsh- Një polic i komisariatit të Gramshit ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është sulmuar nga tre persona në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi në Gramsh, ku polici 22-vjeçar shërben si efektiv i këtij komisariatit.

Sipas burimeve policore, mësohet se autorë kanë qenë tre persona, për të cilëve deri tani vetëm dy janë identifikuar.

“Polici më inicialet B.K, 22-vjeç ka marrë dëmtime të shumta si pasojë e goditjes me mjete të forta nga ana e tre agresorëve”- thonë burimet nga vendi i ngjarjes.

Sipas tyre, dy autorët e identifikuar janë D.H, 16-vjeç dhe Agim Kumbaro, ndërkohë që është ende i paidentifikuar autori i tretë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ajo.

Ende nuk jepen të dhëna rreth motiveve, ndërkohë që polici i ri, sipas mjekëve ndodhet në gjendje kritike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›