Ndryshimet, të pashmangshme në FFM-së
fotongambledhjatetove.jpg)
Tetovë- Pas skandaleve të fundit që tronditën Federatën e Futbollit të Maqedonisë, Lidhjet Futbollistike Komunale kanë marrë iniciativat e tyre, për të formuar Këshillat Iniciativë me qëllim që të bëjnë ndryshime në kreun e FFM-së.
Nexhbedin Sinani, është njëri ndër nismëtarët e Këshillit Iniciativë në Tetovë për të shkarkuar kreun e Lidhjes Futbollistike Komunale. Në mbrëmjen e së mërkurës është mbajtur mbledhja e tretë me radhë me klubet, të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre në Ligën e Tretë dhe në kategoritë tjera. "Të gjithë e dini se kohëve të fundit dolën në pah malverzimet që u bënë në kreun e Federatës dhe në Lidhjet Futbollistike Komunale. Për ne është problem Lidhja Futbollistike e Tetovës, ku për shkak të saj shumë klube të rajonit të Tetovës kanë ndërprerë aktivitetin e tyre", tha Sinani. Të pranishëm në këtë takim ishin një numër i madh i profesorëve të edukatës fizike, punëtor sportivë, përfaqësues të klubeve të rajonit të Tetovës, të cilët njëzëri pohuan se Lidhja Futbollistike duhet të pësojë ndryshime. Në këtë takim të pranishëm ishin
edhe përfaqësues të klubeve maqedonase, të cilët shprehën pakënaqësitë e tyre. Të gjithë të pranishmit u dakorduan, që të shtunën në lokalet e hotelit "Lirak" të organizohet pres-konferencë me gazetarët, me fillim nga ora 14.00.
Vullnet Dauti