Duro fiton derbin me Hidin
Klodian Duro nuk ka falur as Isli Hidin, duke fituar kështu derbin kuqezi në kampionatin qipriot. Skuadra e gomonia Nikosias fitoi dje minimalisht 1-0 në transfertë ndaj Alki Larnakës. Të dy futbollistët e Kombëtares shqiptare janë aktivizuar si titullarë në këtë takim. Golin që vendosi fatin e ndeshjes e shënoi Kristofi që në minutën e parë të takimit. Isli Hidi kishte premtuar se do të bënte të pamundurën që të ndalte marshimin e skuadrës së Klodian Duros, por nuk ka mundur ta bëjë nj gjë të tillë, ndonëse ka bërë pritje disa të shkëlqyera gjatë takimit. Omonia Niksoia renditet në vendin e parë me 39 pikë të grumbulluara, ndërsa AEK Larnaka gjendet në vendin e 11-të me 14 pikë të grumbulluara.