Stalini, në tre figurat më popullore në Rusi
Moskë- Diktatori sovjetik Josif Stalin mbetet edhe sot e kësaj dite një nga figurat historike më popullore në Rusi, pavarësisht “bëmave” famëkeqe gjatë qeverisjes së tij. Ky është rezultati i një sondazhi të zhvilluar së fundmi në Rusi nga televizioni kombëtar “Rossiya”. Gjeorgjiani Stalin pozicionohet në vendin e tretë. Miliona njerëz u ekzekutuan gjatë kolektivizimeve me dhunë, apo u gjykuan si “armiq të popullit”, apo vuajtën nëpër gulagët sovjetikë, gjatë viteve të sundimit stalinian, deri në vdekjen e diktatorit në vitin 1953. Sipas sondazhit në vendin e parë pozicionohet princi Alexander Nevsky, që ka jetuar në shek. XIII dhe që theu pushtuesit gjermanë. Për t’u pasuar nga kryeministri i fillimshekullit XX, Pyotr Stolypin, i cili mbahet mend për reformat e tij agrare.