Sulmi kuqezi, i gjithi në merkato
Të katër sulmuesit e përfaqësueses shqiptare janë tejet të përfolur në merkaton e janarit. Bogdani kërkohet nga disa klube italiane dhe të huaja, ndonëse ai dëshiron të qëndrojë te Kievo. Për Edmond Kapllanin, qëndrimi te Karlsruhe nuk është i sigurt, pasi mund të transferohet në një ekip tjetër gjatë muajit janar. Për të interesohet Nurenbergu. Hamdi Salihi që luan te Riedi ka gjithashtu disa oferta nga klube jashtë Austrisë. Vetë sulmuesi ka shumë dëshirë që t’i japë fund aventurës te skuadra aktuale. Besart Berisha ka pohuar ndërkaq se në janar do të transferohet në një ekip tjetër, pasi te anglezët e Barnleit e ka të vështirë të sigurojë një vend titullari.