Dyseldorf shpreson te Kastrati
Skuadra e Fortuna Dyseldorf, ku aktivizohet sulmuesi shqiptar Bekim Kastrati, ka shumë shpresa që të ngjitet në Bundesligën 2 pasi ndodhet në vendin e katërt me 34 pikë, katër më pak se Kiker Emden e vendit të tretë. “Nuk duhet që të krijojmë panik. Na duhen disa përforcime, por nuk duhet të jemi nervozë. Ja kam thënë Bekim Kastratit se 2009-ta është viti yt dhe këtu s’ka asgjë të keqe”, sqaron trajneri i skuadrës, i cili shpreson që ardhja e lojtarëve të tjerë në ekip nuk do të shkaktoj panik, por do ta bëjë skuadrën më cilësore. Bekim Kastrati është një nga sulmuesit kryesor të skuadrës, por ka zhvilluar vetëm 3 ndeshje këtë sezon, një si titullar, pasi pësoi një dëmtim të rëndë që e mbajti 6 muaj larg fushave.