Duro, njeriu asist i Omonias,Bogdani humb startin e Serie A
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Klodian Duro e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer vitin 2009. në ndeshjen e djeshme kundër Atromitosit, të cilën Omonia e tij e fitoi me rezultatin e thellë 5-0, Duro ka dhënë asistin për tre golat e shënuar nga kjo skuadër. Mesfushori kuqezi, pavarësisht se nuk ka arritur të shënojë në këtë takim, ka qenë padyshim një ndër lojtarët më të mirë në fushë dhe gjithashtu ka dhënë një kontribut të madh në fitoren e skuadrës së tij. Ai ka dhënë asistin e golit të parë të shënuar nga Okakas në minutën e 16-të dhe më pas ka dhënë edhe asistet e golave të katërt e të pestë të shënuar respektivisht nga Kristofi dhe Mangura. Omonia renditet pas 17 javësh në vendin e parë me 45 pikë, e ndjekur nga Anorthosisi i Beqajt me 43 pikë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk do të mund të luajë në ndeshjen e sotme kundër Bolonjas, për shkak se është i skualifikuar. Ai ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë të marrë deri në këtë fazë të sezonit. Ai është grumbulluar për këtë ndeshje, por sipas medias italiane nuk do të ketë mudnësi që të aktivizohet. Energi Kotbusi barazoi 2-2 me Alemania Ahen (Bundesliga 2) në turneun ndërkombëtar miqësor që po zhvillohet në Qipro. Skela luajti për 75 minuta, dhe sipas asaj që raporton faqja zyrtare e Kotbusit, bëri një lojë të pëlqyeshme. Ai u rreshtua në mesfushën ofensive, duke luajtur pas dyshes së sulmit të përbërë nga Jula e Sorensen, duke u shërbyer këtyre të fundit me krosime. Në minutën e 32-të, Skela gjuajti nga 17 metra, por pa mundur të shënojë.