E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, “Google Street View” gjen një vogëlushe të rrëmbyer

 

Një vogëlushe nëntëvjeçare e rrëmbyer dje nga gjyshja e saj në SHBA, është rigjetur nga policia falë “Google Street View”. Kjo pajisje që mundëson eksplorimin nga kompjuteri të rrugëve dhe qyteteve dhe gjetjen e sinjaleve Gps nga celulari, ka bërë të mundur gjetjen e vogëlushes. Një polic në Athol, Masaçusets dhe një zjarrfikës ishin të parët që e gjetën vogëlushen në një motel. Fillimisht policët e kanë gjetur vogëlushen Natali Maltais me sinjalin e celularit të saj, duke shtrënguar rrethin e kërkimit derisa e lokalizuan në një motel, duke shfrytëzuar vazhdimisht “Street View”. Vogëlushja ishte rrëmbyer nga gjyshja e saj nga e ëma, në shtëpinë e tutorëve të saj ligjorë në Athol. Ndërsa ka rrëmbyer fëmijën, gjyshja ka kërcënuar se ata nuk kishin për ta gjetur dot kurrë fëmijën, pasi ajo do t’ia humbiste gjurmët duke u larguar nga shteti. Sipas BBC, gjyshja 52-vjeçare më pas kishte premtuar se do ta kthente vogëlushen në shtëpi, por kur kishte kaluar edhe paraditja e së dielës, familja ka dërguar agjentët e policisë në kërkim të vajzës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›