E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, biletat për Obamën shiten në çast

 

Vendet e rezervuara për paradën e inaugurimit presidencial të Obamës janë shitur “brenda një minute” që kanë dalë në shitje, konfirmon kompania e biletave. Sipas deklaratave të tyre, më shumë se 90 për qind e 5000 vendeve të mundshme për paradën në Uashington janë shitur online. Biletat kushtonin nga 25 dollarë, por disa janë rishfaqur në faqet e internetit në shitje me çmim shumë më të lartë. Dy milionë njerëz pritet të mblidhen në “National Mall”, ndërsa Barak Obama merr zyrtarisht postin më 20 janar. Pjesa më madhe e vendeve për ceremoninë janë rezervuar për ligjvënës, VIP-a dhe diplomatë. Biletat nisën të shiten të premten në orën 13:00 dhe u mbaruan “tmerrësisht shumë shpejt”, komentoi një zëdhënës i kompanisë “Ticketmaster”. Zyrtarët që marrin pjesë në organizimin e inaugurimit kanë kërkuar që absolutisht të mos përfitohet nga shitja e biletave, pasi në faqet e internetit u shfaqën çmime 10 herë më të larta, pasi biletat ishin nxjerrë në shitje nga disa prej blerësve të parë në  “eBay”. Komiteti tha se dëshiron ta bëjë inaugurimin e Barak Obamës një nga ngjarjet më të arritura në historinë amerikane. Obama nuk ka pritur inaugurimin e tij për të nisur punën si president. Ai tashmë ka paraqitur një plan miliona dollarësh në Kongres, i cili tenton të rimëkëmbë ekonominë amerikane në recesion. Obama ka premtuar se plani i tij do të hapë katër milionë vende të reja pune.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›