Duro takon drejtorin e IREX
Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro, priti në një takim, drejtorin e IREX për Evropën, Mike Devilliers. Në takim u diskutua rreth situatës në median shqiptare dhe nivelin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Punës, strukturave të saj, dhe Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, si një ndër sindikatat që mbulon dhe mbron të drejtat e punëmarrësve, kryesisht gazetarë. Devilliers shoqërohej në këtë takim nga kryetari i Unionit Shqiptar të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, dhe përfaqësuesi i IREX në Shqipëri, Andrea Stefani.
Bashkëbiseduesit ndanë idenë se zhvillimi dhe forcimi i mediave në çdo vend dhe shoqëri konsiderohet si një vlerë, por edhe tregues i nivelit të zhvillimit dhe demokratizimit të tyre.
Ministri Duro u shpreh se, Ministria e Punës në vazhdimësi e ka vlerësuar dhe konsideruar sektorin e medias si sektor të një rëndësie të veçantë, jo vetëm për shkak se përfaqëson pushtetin e katërt në çdo shoqëri demokratike, por edhe sepse, si mbrojtësja e drejtave të shoqërisë, në përgjithësi dhe çdo individi, në veçanti, i takon pikërisht asaj vetë që, para së gjithash, të jetë pasqyrë e respektimit të të drejtave të gazetarëve në marrëdhëniet e punës, në respekt të Kodit të Punës.