Sinoptikanët: Ditën e diel përmirësohet moti
Përmirësime të motit, më pak shi dhe një qiell më të pastër do ta kemi vetëm ditën e diel. Këto janë parashikimet e sinoptikanëve të "Meteoalb". Sipas tyre, dita e djeshme ka nisur me vranësira dhe shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit, por sot pritet të ketë më pak reshje. Kthjellimet do të shtohen, por sërish me alternime vranësirash dhe shira të dobët, në zona të veçanta. Dita e diel parashikohet të jetë pothuajse e kthjellët.
Era sot do të fryjë mesatare nga jugperëndimi, deri 50 km/h duke krijuar dallgëzim 2.0 m në det, por e shtuna do të sjellë dobësim të lehtë të erës dhe drejtim verior, si dhe dallgë deri 1.5 m. E diela, sjell forcim të erës dhe dallgët do të arrijnë në 2.0 metra. Temperaturat e ajrit sot kanë rënë me 2 gradë. Fundjava do të sjellë një tjetër rënie prej 3-4 gradësh.
Në javën e ardhshme pritet të kemi temperatura më të ulëta dhe një rikthim të të ftohtit. Festa e Krishtlindjeve do të zgjohet me mot të ftohtë. Deri tani sinoptikanët nuk kanë parashikuar asnjë reshje dëbore ashtu siç presin fëmijët të ndodhë duke u nisur nga përrallat apo filmat multiplikativë. Sakaq, edhe përgjatë këtyre dy ditëve parashikohen reshje lokale, prandaj këshillohet që çadrën askush të mos e heqë nga çanta.