Liceu Artistik, vazhdon greva e mësuesve pa rroga
Kur duhen dhe disa ditë që të mbyllet viti shkollor për të startuar me semestrin tjetër në 2009-ën, profesorët e Liceut Artistik "Jordan Misja" në Tiranë nuk kanë marrë akoma pagat e dy muajve të fundit. Greva e tyre ka hyrë sot në ditën e gjashtë, duke bojkotuar mësimin, kryesisht në degët e muzikës dhe të pikturës. Nga ana e saj, Ministria e Arsimit ka premtuar se do të lëvrojë sa më parë fondin e pagave, por nuk ka caktuar një afat kohor se kur do të merren rrogat aktuale dhe ato të prapambetura të stafit mësimor të Liceut Artistik.
Pezullimi i mësimit nga ana e mësuesve të lëndës së muzikës dhe pikturës i ka detyruar nxënësit liceistë që të ecin vetë me programet mësimore në mënyrë individuale, në shtëpi.
Sindikata e mësuesve të liceut ka deklaruar që në rast se pagat nuk do të merren deri në mbylljen e këtij semestri shkollor, pra brenda këtij viti, do të bojkotojnë mësimin dhe në ditët e para të Vitit të Ri, deri në zgjidhjen e problemit të përsëritur.
Ata i kanë bërë thirrje Ministrisë së Arsimit, të mos mbajë peng gjithë stafin pedagogjik, për shkeljet e kryera nga ish-drejtuesit, të cilët, sipas tyre, kanë ndërhyrë në fondin e pagave të dhëna nga shteti, që në fillim të vitit.