E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës ; Arrestohet tutori dhe 34-vjeçarja që punonte për të

Duket se nuk e ka pasur të vështirë t’i sigurojë klientelën në këtë fillim sezoni të plazhit, por një operacion i policisë së Durrësit i ka prerë në mes fitimet e nxjerra nga veprimtaria e jashtëligjshme. Sokol Azuni, 36 vjeç nga fshati Romanat i Durrësit, është vënë në pranga një ditë më parë pas një operacioni të organizuar nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme në qytetin bregdetar me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Bashkë me të, është arrestuar edhe A.M. 34 vjeçe, banuese në lagjen Nr.6 Tiranë, e divorcuar, me dy fëmijë, me akuzën e ushtrimit të prostitucionit.

Lajmi është konfirmuar pasditen e djeshme nga zëdhënësja për shtyp e Drejtorisë së Policisë së Durrësit, Ornela Cako, sipas së cilës, arrestimi i tyre u bë, pasi dje, në lagjen Nr.13, sektori “Teuta” Durrës, u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë duke ushtruar prostitucion me një shtetas kundrejt shumës prej 4.000 lekë të reja 34-vjeçarja A.M. Sipas policisë, nga kryerja e veprimeve të para hetimore rezultoi se kjo shtetase shfrytëzohej për prostitucion nga Sokol Azuni kundrejt një marrëveshjeje të bërë mbi ndarjen e fitimeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›