Prokuroria kërkon “arrest me burg” për prokurorin e Kavajës
Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” për prokurorin e e Kavajës, Musa Mulkurti, si edhe avokatit Pjetër Ndreca, për bashkëpunim. Lajmi është konfirmuar nëj ditë më parë nga të dhëna zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas së cilës, prokurori Mulkurti akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe dy ditë më parë organi i akuzës ka depozituar kërkesën në gjykatë.
Sipas të dhënave, hetimet mbi prokurorin e Kavajës kanë filluar rreth tre muaj më parë, si rezultat i denoncimit nga emisioni “Fiks fare” të veprimit korruptiv. Kështu, denoncimi fillestar i Mulkurtit u konfirmua nga një bisedë telefonike të bërë nga prokurori në fjalë dhe shtetasit Zogoll Muça, i cili ra në ujdi me Mulkurtin që t’i jepte 2.000 euro në këmbim të uljes së masës së dënimit të kërkuar për djalin e Zogollit, të pandehurin Sel Muça.
Sipas prokurorisë, pas hetimeve të zhvilluara, tri ditë më parë është vendosur dërgimi për gjykim i kësaj çështjeje në ngarkim të të pandehurve Musa Mulkurti i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe Pjetër Ndreca, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Sakaq, do të jenë organet e gjykatës ato që do të vendosin dënimin e merituar ndaj dy të akuzuarve, prokurorit të Kavajës Mulkurti dhe avokatit Pjetër Ndreca.