E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë ; Vritet me çifte 53-vjeçari, kapet autori

Një 53-vjeçar nga fshati Bestrov i Vlorës është ekzekutuar me çifte, ndërkohë që policia ka mundur të arrestojë pak minuta pas ngjarjes autorin e krimit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16.30, kur 53-vjeçari Sotir Kordha ka mbetur i vdekur si pasojë e një goditjeje me çifte. Pas një hetimi të shpejtë, policia e Vlorës ka arritur të identifikojë autorin e krimit dhe sipas të dhënave të saj, bëhet fjalë për Besnik Drizën nga qyteti i Gramshit. Ky i fundit është kapur pranë lumit Vjosë në tentativë për t’u larguar nga qyteti i Vlorës pas një operacioni të shpejtë policor.

Aktualisht, policia e Vlorës ka thënë se ai është duke u marrë në pyetje për të nxjerrë shkakun e vërtetë që çuan në vrasjen e 53-vjeçarit Kordha. Megjithatë, nga të dhënat e para mësohet se ka qenë një sherr i çastit ai që ka çuar në vrasjen e Sotir Kordhës, një debat mes dy personave ku mendohet se kanë qenë dy familje të cilat kanë debatuar midis tyre, por ende nuk është sqaruar shkaku i vërtetë që çoi në këtë ngjarje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›