“Durrës – Kukës” shqyrtimi i provave në fillim të janarit 2009
13/12/2008 TIRANË- Gjykata e Lartë hedh shortin dhe cakton trupin gjykues që do të shqyrtojë çështjen penale për rrugën "Durrës- Kukës". Prokuroria e Përgjithshme akuzon për "shpërdorim të detyrës" ish- ministrin e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha dhe ish- drejtorin e Drejtorisë Juridike në këtë ministri, Andi Toma. Gjyqtari që do të drejtojë shqyrtimin e kësaj dosje është Spiro Spiro në rolin e relatorit. Ndërkohë që pjesëtarë të trupit gjykues do të jenë Aleksandër Muskaj, Irma Bala, Besnik Ymeri dhe Perikli Zaharia. Ministri Basha akuzohet nga Prokuroria se ka abuzuar me detyrën kur ishte ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit gjatë procedurave për ndërtimin e rrugës "Durrës- Kukës". Në akuzë për këtë çështje është vënë edhe ish -drejtori juridik i kësaj ministrie, Andi Toma. Vetëm dy ditë më parë gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për të përjashtuar gjyqtaren Fatmira Hajdari nga shqyrtimi i kërkesës së Lulzim Bashës për pavlefshmëri të akteve të Prokurorisë. Dosja e Lulzim Bashës u dërgua në Gjykatën e Lartë, pasi më parë u firmos nga Kryeprokurorja Ina Rama.
Padia ndaj Prokurorisë
Çështja penale ndaj tyre u dërgua disa ditë më parë për shqyrtim në këtë gjykatë, pas afro 17 muaj hetimesh të Prokurorisë. Nga ana tjetër, dy ish- funksionarët e Ministrisë së Punëve Publike kanë hapur proces në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku i cilësojnë të paligjshme veprimet e Prokurorisë ndaj tyre. Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se me hapjen e procesit në Gjykatën e Lartë, proceset e tjera të hapura në shkallën e parë janë të pavlefshme. Lulzim Basha nëpërmjet avokatit të tij Zef Nika ka nisur procesin gjyqësor në shkallën e parë me anë të të cilit kërkon pavlefshmërinë e të gjitha veprimeve të kryera nga akuza.
Pala mbrojtëse
Ministri i Jashtëm Lulzim Basha akuzohet se ka kryer shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte ministër i Transporteve dhe pabarazi në tender. Ndërkohë që bëhet e ditur se me anë të këtyre akuzave Basha i ka shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm. Vetë Lulzim Basha është shprehur se është i hapur për gjykim duke kundërshtuar akuzat. Pro Bashës ka dalë edhe Kryeministri me anë të një deklarate për shtyp të lexuar nga zëdhënësja e tij. Avokati Zef Nika i ka hedhur poshtë akuzat. Madje ai është shprehur se nuk ka patur dijeni për dërgimin e dosjes në Gjykatën e Lartë. Andi Toma nga ana e tij ka kundërshtuar afatet e hetimit së bashku me Armand Telitin.
Trupi gjykues
Gjyqtari që do të drejtojë shqyrtimin e kësaj dosje është Spiro Spiro në rolin e relatorit. Spiro ka shqyrtuar më parë padinë e Xhoana Nanos ndaj Nikollë Lesit. Ndërkohë që pjesëtarë të trupit gjykues do të jenë Aleksandër Muskaj, Irma Bala, Besnik Ymeri dhe Perikli Zaharia.
Akuza
Ministri i Jashtëm Lulzim Basha dhe ish-drejtori juridik i Telekomunikacioneve Andi Toma akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën gjatë kohës që ishin funksionarë në Ministrinë e Transporteve dhe pabarazi në tender. Ndërkohë që bëhet e ditur se me anë të këtyre akuzave Basha i ka shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm.
Rruga
“Durrës-Kukës” cilësohet deri më sot si rruga që ka ngjallur më tepër polemika, ndonëse madhështia e saj flet vetë. Ende nuk është vërtetuar asnjë akuzë, teksa përditë ajo ndërtohet, për të përfunduar afër qershorit, kur shqiptarët do ta përshkruajnë Kosovën brenda pak orësh.