Grabitja e tokave në Kashar, 7 të pandehur për 52 vjet burg
13/12/2008 Prokuroria lexon konkluzionet dhe kërkon edhe 40 milionë lekë gjobë
TIRANË- Prokuroria lexoi dje konkluzionet përfundimtare për shtatë të pandehurit e akuzuar për abuzim me pronat në komunën e Kasharit. Akuza i deklaroi fajtorë të pandehurit dhe përveç kërkesës për dënim me burg bëri edhe kërkesën për t’i dënuar ata edhe me gjobë. Prokuroria u shpreh që Alfred Sula të dënohet me 12 vjet burg dhe 15 milion lekë, Ismail Sula 10 vjet dhe 5 milionë lekë, Faik Fejza 9 vjet dhe 10 milionë lekë, Islam Shera 8 vjet dhe 6 milionë lekë, Bardhyl Kamberi 3 vjet burg me kusht për dy vjet, Shefqet Aliko 6 vjet burg dhe 5 milion lekë dhe Xhevair Hyka 7 vjet burg dhe 6 milionë lekë. Të pandehurit u arrestuan gjatë operacionit “Kashari 2”.
Akuzat
Sipas Prokurorisë ata, akuzohen për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve”, “abuzimit me detyrën”, “Korrupsionit pasiv”, “Armëmbajtje pa leje”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Mashtrimit”. Sipas akuzës, mes të pandehurve janë edhe dy ish-kryetarët e komunës së Kasharit, Alfred Sulaj, Faik Fejza, të cilët në bashkëpunim edhe me persona të tjerë kanë mundur të falsifikojnë dokumentet për 362.938 m2 tokë, të cilën ia kanë shitur personave të ndryshëm. Gjithashtu Prokuroria tha dje gjatë leximit të konkluzioneve se janë zbardhur 13 raste për ish-kryekomunarin Alfred Sula, 9 raste për ish-krykomunarin tjetër Faik Fejza. Veç të tjerash mësohet se i pandehur në këtë dosjen “Kashari 2” është edhe kushëriri i viktimës Gani Kamberi, Bardhyl Kamberi, i cili në sajë të falsifikimit të dokumenteve ka mundur të përfitojë rreth 24.400 m2 tokë.
Sekuestrimet
Gjatë hetimeve të kryera nga prokurorët e çështjes u arrit të sekuestrohej në makinën e kryetarit të komunës së Kasharit, një pjesë e madhe e abuzimeve me trojet. Akuza tha dje se përveç provave të marra gjatë seancës gjyqësore nga dëshmitar të ndryshëm në momentin e arrestimit të pandehurve u janë sekuestruar edhe prova materiale. Kështu në makinën tip “Benz”, me targa TR 5391 F, në pronësi të 33-vjeçarit, Alfred Sulaj, u gjetën disa dokumente që vërtetonin abuzimet me lejet e ndërtimit dhe me shitblerjen e tokave. Duke iu referuar këtyre dokumenteve organi i akuzës ka mundur të zbardhë e të provojë 73 raste korruptive që dyshohet se janë të kryera nga të pandehurit e kësaj dosje.
Të pandehur Burg Gjobë
Alfred Sula 12 vjet 15 mln
Ismail Sula 10 vjet 5 mln
Faik Fejza 9 vjet 10mln
Islam Shera 8 vjet 6 mln
Bardhyl Kamberi 3 vjet
Shefqet Aliko 6 vjet 5 mln
Xhevahir Hyka 7 vjet 6 mln