Tenderi i pasaportave, zbulohet skandali
Firma SAGEM fiton tenderin e pasaportave dhe kartave të identitetit. Firmat e tjera akuza për parregullsi në proces
Mosparaqitja e mostrave origjinale nga ana e SAGEM, vonesa në dorëzimin e ofertës dhe mospasja e certifikatës ISO 27'000
TIRANË- Firma franceze "SAGEM" është fituesja e koncesionit për prodhimin e pasaportave të reja biometrike dhe kartat e identitetit të shqiptarëve. Në përfundim të tenderit të shumëpërfolur e të vonuar pa asnjë shkak konkret, firma franceze është shpallur fituese. Vetëm pak kohë pas publikimit të emrit të "SAGEM" kanë mbërritur edhe ankesat e para nga firmat e tjera konkurruese në tender. Ato kanë renditur një listë me shkelje, të cilat Ministria e Brendshme i ka miratuar që në ditën e parë kur ka bërë hapjen e tenderit. Pamjet filmike të kësaj procedure tregojnë shumë qartë problemet e firmës franceze, të cilat janë pranuar si nga zyrtarët e komisionit të tenderimit ashtu edhe nga vetë përfaqësuesi i firmës.
***
Pranimi i ofertave nga firmat për këtë çështje është zhvilluar pak ditë më parë në mjediset e Ministrisë së Brendshme. Zv/ministri Ferdinand Poni ka hapur një nga një zarfet e firmave konkurruese në tender. Pamjet filmike tregojnë qartë se në momentin kur ka ardhur radha e kompanisë franceze "SAGEM" janë vënë re problemet e para por edhe kontestimet e para të konkurrentëve të tjerë. Sipas një ankese që ka mbërritur në redaksinë e "Shekullit" shkelja e parë e firmës franceze "SAGEM" është se në tenderin e kartave në Shqipëri nuk plotesoi detyrimin ligjor të dorëzimit të specimeneve(mostrave) të kartave të parashikuar nga termat e referencës, kërkesa 117, 126, 128, pyetja 9 dhe shpjegimi 16 i datës 4 shkurt. Në pamjet filmike tregohet se vetë përfaqësuesi i firmës "SAGEM" ka pranuar gjatë zhvillimit të tenderit që nuk patën kohë, që të përgatisnin specimenet e kartave me polikarbonat. Ai është justifikuar duke thënë se gjatë transportit me avion, mostrat që duhet të paraqiste në Tiranë ishin dëmtuar dhe për këtë arsye i kishte zëvendësuar me disa të tjera. Kjo gjë është vënë re edhe nga zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, i cili ka bërë hapjen e zarfeve. Mostrat e paraqitura nga francezët ishin disa karta krediti si dhe një kartë për punonjësit e një firme në Itali por asnjë mostër të ndonjë kartë identiteti në mënyrë që të shihej cilësia e punës së bërë nga firma franceze. I pyetur nga Poni për këtë rast, vetë përfaqësuesi i "SAGEM" ka pranuar se dosja e tij ishte e paplotë për arsye teknike. Ata ishin përpjekur që të krijonin edhe një herë dokumentet origjinale por nuk ia kishin arritur qëllimit.
***
Një tjetër shkelje e kontestuar nga firmat e tjera konkurrente në tender ishte edhe mospasja nga ana e firmës franceze "SAGEM" të certifikatës ISO 27'000. Në hapjen e dokumenteve, FerdinandPoni ka konstatuar se në dosje ndodhej një certifikatë ISO 27'000 por ajo nuk ishte e firmës "SAGEM" por e firmës "Sagem-Orga GmbH", me adresë në Heinz-Nixdorf-Ring 1, 33106 Paderborn, Germany. Në këtë firmë "SAGEM" është ortake, por nga ana juridike "Sagem-Orga GmbH" nuk është pjesëmarrëse në tender. I pyetur nga Poni për këtë çështje, përfaqësuesi i firmës franceze është shprehur se është një nën kompani e saj dhe kanë të njëjtën certifikatë.
***
Firmat konkurruese në tender kanë paraqitur edhe një tjetër objeksion në lidhje me këtë çështje, i cili nis që në momentin që firma franceze "SAGEM" është pranuar për të marrë pjesë në tender. Sipas tyre, gjashtë firma kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës në protokollin e Ministrisë së Brendshme. Kjo ka ndodhur deri në orarin e caktuar sipas procedurave të tenderit, në orën 14.00. Por "SAGEM" në këtë kohë nuk kishte mbërritur ende dhe nga komisioni u vendos që të shtyhej tenderi deri sa të vinte edhe konkurrenti i fundit. "Sipas Dispozitës 9, të Dokumenteve Standarde të Procedurës së Konkurrimit, ofertat e paraqitura pas mbylljes së afatit kohor dhe të dhënat e paraqitura ose jo, në zotërim të Autoritetit Kontraktues në datën dhe orën e caktuar të mbylljes së afatit, nuk do të merren në konsideratë. Pavarësisht ankesave, në procesverbalin e këtij tenderi është shkruar se kjo kompani e ka dorëzuar ofertën e saj në orën 14.00",- u shprehën përfaqësuesit e firmave të tjera pjesëmarrëse në tender.
REFERENCAT
Tenderi "nigerian" i firmës SAGEM
Një ndër dokumentet e paraqitura nga firmat konkurruese në tender ishte edhe eksperienca e tyre e mëparshme. Në këtë pikë firma "SAGEM" ka paraqitur 26 faqe me materiale që tregonin për një punë të tyren të zhvilluar në Nigeri ku kishte bërë kartat e identitetit. Por kjo punë e bërë nga "SAGEM" ka rezultuar si një dështim pasi ka sjellë nje valë arrestimesh dhe dënimesh të zyrtarëve vendas për probleme në tender dhe në vetë kartat e identitetit. Dy ministra të qeverisë së Nigerisë janë dënuar për marrje ryshfeti. "SAGEM-it" i është caktuar një kontratë prej 214 milionë dollarësh nga qeveria e Nigerisë, në vitin 2001 për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit. Në 2003, u zbulua edhe skandali i këtyre kartave të identitetit ku shumë zyrtarë të lartë përfunduan në burg për marrje ryshfetesh në shuma kolosale. Kjo firmë ka pasur edhe një eksperiencë në Kosovë por edhe aty nuk ka rezultuar e suksesshme. UNMIK e kontraktoi këtë kompani franceze për të sjellë pajisjet dhe sistemin e regjistrimit të gjurmëve të gishtërinjve të popullsisë. Pajisjet dhe sistemi i saj dështuan duke bërë anulimin e procesit.
Shteti shqiptar nuk do të investojë para në bërjen e dokumenteve. Fitimet nga shitja do t'i marrë firma prodhuese
Pasaportat dhe kartat me paratë e firmës
Shteti shqiptar nuk do të investojë asnjë lek për procesin e bërjes së kartave të prodhimin e pasaportave të reja biometrike dhe kartat e identitetit. Ai është dhënë me koncesion dhe fituesi i djeshëm ishte firma franceze "SAGEM" ajo kishte paraqitur edhe çmimin më të ulët, i cili ishte 1167 lekë për kartën e identitetit dhe 5000 lekë për pasaportën e re biometrike. Firmat e tjera kanë paraqitur çmime shumë më të larta për kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike. Në këto kushte është përzgjedhur firma që ofronte më pak. Procedura parashikon që firma fituese të investojë vetë në prodhimin e këtyre dy mjeteve të identifikimit. Ekspertët pohuan se vlera e tyre mund të arrijë deri në 170 milionë euro. Më pas do të jetë po kjo firmë që do të kryejë shitjen e kartave të identitetit dhe pasaportave të reja biometrike. Pra nëse një qytetar do të pajiset me një nga këto dy dokumente, paratë e paguara prej tij do t'i shkojnë firmës që ka prodhuar dokumentin dhe jo shtetit shqiptar. Në total firma fituese do të marrë aq para sa pasaporta apo karta identiteti do të shesë. Nga ana tjetër, shteti shqiptar merr vetëm taksat e përcaktuara në ligj. Firma fituese e koncesionit do të jetë edhe ajo që do të vendosë çmimin e dy produkteve të saj, kartës së identitetit dhe pasaportës biometrike.
PONI
Poni: Nuk dua të flas për këtë çështje
I kontaktuar nga "Shekulli" për këtë çështje, zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni është shprehur se nuk ka asnjë koment për të bërë. Atij i janë treguar akuzat e firmave konkurrente në tender por ka shpjeguar se nuk do të bëjë asnjë deklarim për to. "Unë nuk dua të bëj asnjë koment për këtë çështje. Komenti është bërë zyrtarisht nga Ministria e Brendshme dhe unë nuk kam asgjë për të shtuar",- ka pohuar mbrëmjen e djeshme në linjë telefonike zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni,
Çmimet e ofruara nga katër kompanitë e klasifikuara ,për prodhimin e letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike janë si më poshtë:
1-"Sagem Securite"Letërnjoftimi 1167 lekë, Pasaporta 5000 lekë
2-"Zetes Industries"Letërnjoftimi 2950 lekë, Pasaporta 6800 lekë
3-"Indra Sistemas"Letërnjoftimi 3216 lekë, Pasaporta 9535.7 lekë
4-"Bundesdruckerei"Letërnjoftimi 1869.8 lekë, Pasaporta 11343.2 lekë Kompania fituese nuk ofroi shembuj të kartave në polikarbonat. Ja parregullsitë e procesit
Videoja, eksperienca më
e mirë e SAGEM, në Nigeri TIRANË-Eksperienca më e mirë, në Nigeri. Zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, nuk përton të numërojë plot 26 faqe për përvojën në Afrikë të SAGEM, kompanisë së përzgjedhur për të prodhuar kartat ID dhe pasaportat biometrike. Certifikata e sigurisë shfaqet me logon e një nënkompanie. Shembuj të kartave në polikarbonat? Përfaqësuesit e SAGEM përgjigjen se nuk kanë patur kohë të mjaftueshme.. "Do të marrim atë material që kemi kërkuar",-thotë Poni, në video-regjistrimin e hapjes së ofertave, edhe pse kompania e shpallur dje si më e mira e mundshme lë mjaft dyshime pas ofertës së saj. Regjistrimi i hapjes së ofertave të 7 kompanive ndërkombëtare për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike që "Shekulli" disponon, vazhdon me konsorciumin RIE. Përfaqësuesit e kësaj kompanie justifikohen fill se gjatë transportit me avion, u është dëmtuar dokumentacioni... Janë të ndërgjegjshëm që s'mund të ofrojnë cilësi. Eksperienca e tyre përmblidhet në një tufë kartash krediti dhe një dokument identifikimi për sanitaret profesioniste në rajonin e Ventos. Janë pjesë e garës për të prodhuar dokumentin më të diskutuar në Shqipëri, por kalojnë pa u vënë re.Zv.ministri Poni është i vetmi në panelin e përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme që aktivizohet në proces. Pjesa tjetër e komisionit dëgjon në heshtje.Herë me ndonjë pyetje e herë me batutë, Poni përcjell kalimin dorë më dorë të dosjeve të ofertave. Prezantimi i kompanive INDRA dhe ZETES nuk u ha shumë kohë, nëse nuk përmend replikat e përfaqësuesve të kompanisë "Bundesdruckerei" për pranimin me vonesë të ofertës së ZETES.Kaq ofronin firmat e cilësuara prej Nishanit si më prestigjiozet në botë për sigurinë e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike.Ndër to u zgjodh SAGEM, duke lënë jashtë garës dhjetëra kompani amerikane të interesuara për këtë sipërmarrje të qeverisë shqiptare.-----------------------------------------------------------Firma Fituese "Sagen" Eksperienca më e mirë e "Sagen", në Nigeri.Poni ( numëron): 26 faqe për eksperiencën në Nigeri. ISO 27000, çertifikatë eSagem-Ogra.Këtu janë plan-vendosjet, besoj. Çfarë është kjo Sagem-Ogra?Sagem: Është një nënkompani tjetër...
Poni: Nuk ka shembull karte ID në polikarbonat. A nuk keni sjellë ndonjë rast karte në polikarbonat?
Sagem: Nuk kemi patur kohë të mjaftueshme për t'i sjellë në polikarbonat. Kemi sjellë një hibrid të ngjashëm..
Poni: Po hibridi? Çfarë ka të veçantë hibridi juaj?
Sagem: Nuk patëm mundësi, pasi kërkesa ishte në fund të janarit dhe nuk u arrit. Në cilin material është oferta për kartat elektronike?
Poni: Si në cilin material? Do të marrim atë që kemi kërkuar...
-----------------------------------------------Konsorciumi RIE, Itali-Hungari
RIE: A mund t'u themi diçka, një vërejtje? Për shkak të transportit në rrugë ajrore, na është dëmtuar dokumentacioni dhe mungojnë.. Bëmë të pamundurën për të krijuar failet origjinale, por nuk mundëm dot.
Poni: Çfarë doni të thoni me këtë?
RIE: Besoj që nuk është në ndonjë cilësi të mirë, që do ta shikoni këtu.
Poni: Ne po shohim ç'është... Ne këtu nuk bëjmë asnjë vlerësim për dosjen... Do të bëjmë një evidentim të kujdesshëm, vetëm kaq. Kjo është kartë krediti... Pastaj, të gjitha këto janë karta krediti?
RIE: Ka shembuj, ka disa kampionë të ndryshëm, pasi kemi humbur origjinalin, jemi munduar t'i përshtatim. Ato janë për sistemin mjekësor të regjionit të Ventos, për sanitaret profesioniste.
Poni: Por nuk keni shembuj të kartave të identitetit, siç i duam ne, apo jo? Siç ishin pasaportat, psh.
Kjo është një kartë identiteti në UK, të paktën kështu thotë një mostër,kjo është një visa card..(tregon materialet në dosje)
Indra, Spanjë
Ka paraqitur marrëveshje bashkëpunimi me IBM, DataCard& Oberthur
Poni (numëron) 13 pasaporta, 2 më pak seç kërkohen.
Zetes, Belgjikë
Castro i "Bundesdruckerei" proteston për mbërritjen me vonesë të përfaqësuesve të " Zetes"
Poni: Ka një letër që i drejtohet ministrit për verifikimin e kësaj certifikate. Dokument për strukturën e kartës, që ka dhe një tabelë... Pastaj ka një strukturë të testuar e kartës në polikarbonat, sipas testit ISO 10373 dhe raporti është origjinal, në janar 2007, me 34 faqe. A mund të më jepni një shpjegim se ç'janë këto raporte?
Zetes: Ato janë prova të ndryshme që përputhem me standardet ISO.
Blendi Klosi denoncon procesin e errët dhe korruptiv të kartave të identitetit PS: OSBE të vëzhgojë procesin e kartave ID TIRANË- Partia Socialiste akuzon qeverinë se ka shfrytëzuar ngjarjen e Gërdecit për të shmangur vëmendjen e opinionit publik nga tenderi për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. Në ditën kur Ministria e Brendshme shpalli kompaninë franceze SAGEM, si fituese të këtij tenderi, selia rozë me anë të sekretarit të saj për burimet njerëzore ka denoncuar si jo transparente procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e fituesit. Nisur nga ky shqetësim, Klosi nuk ka nguruar ta cilësojë këtë tender si tërësisht korruptiv. "Në rastin e tenderit për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike qeveria hileqare e Sali Berishës nën mjegullën e Gërdecit vazhdoji aferat e saj korruptive. Ajo shpalli vetëm sot (dje) fituesin pas një procedure krejtësisht korruptive dhe të errët", - u shpreh Klosi. Sipas tij tenderi i zhvilluar ishte një farsë, dhe se fituesi ishte i shpallur paraprakisht. "Nga informacionet tona të rezervuara brenda dhe jashtë vendit, paraqitet një situatë alarmante dhe tregojnë se si ishte gati fituesi dhe se kjo procedurë ka qenë vetëm teatër. Ndryshimi i rregullave në mes të garës dhe përzënia "de facto" nga gara e kompanive më në zë integratore të sistemeve të tilla, do të çojë në atë që përsëri Shqipëria nuk do të ketë një sistem të plotë të integruar të regjistrit të shtetasve, të lëshimit të dokumenteve të identifikimit të sigurisë së lartë", - tha Klosi. Gjithashtu duke u nisur nga fakti se kartat e identitetit do të jenë mjeti kryesor në votimet e ardhshme, socialistët hedhin dyshime se qeveria me anë të tyre po parapërgatit një vjedhje të re të votave. Për këtë arsye PS kërkon nderhyrjen e OSBE-së për të vëzhguar nga afër këtë proces, në mënyrë që të shmanget çdo përpjekje për të paracaktuar rezultatin e zgjedhjeve me anë të kartave të identitetit. F.B Ministria e Brendshme shpall ofertën e SAGEM si më të mirën Nishani: Skualifikuam tre oferta TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Nishani, ka shpallur gjatë ditës së djeshme përfundimet e procesit të vlerësimit të ofertave të bëra për prodhimin e letërnjoftimeve të reja elektronike dhe pasaportave biometrike të shtetasve shqiptarë. Ministri Nishani ka informuar publikun se në drejtim të komisionit të vlerësimit të ofertave janë paraqitur 7 propozime dhe pas shqyrtimit të standardeve që ato paraqesin, komisioni ka arritur në përfundimin se për shkak të mungesës së dokumentacionit minimal, janë skualifikuar tre prej ofertuesve. Kështu është skualifikuar oferta nga Consorzio R.I.E, oferta nga kompania NADRA dhe oferta e ardhur nga Oberthur dhe AKD. Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur edhe pikëzimin përkatës për secilën kompani ofertuese. Sipas vlerësimeve të elementëve të përcaktuar, komisionipër ofertat e paraqitura ka vlerësuar se oferta e mbërritur nga Sagem Securite dhe FSHAN me 93.15 pikë, është më e mira. Në vend të dytë komisioni ka poziocionuar Zetes Industries dhe Gemalto me 76.54 pikë, e cila ndiqte më pas me radhë nga Indra Sistemas S.Ame 76.41 pikë dhe Bundesdruckereime74.32 pikë. Ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Nishani, ka bërë të ditur në fund të komunikatës për shtyp, se duke filluar nga dita e djeshme, autoriteti kontraktues do të njoftojë të gjithë ofertuesit, qoftë ata të skualifikuar, qoftë dhe ofertuesit e tjerë që kanë marrë sistemin e pikëve dhe do të jetë në pritje të marrjes së ankesave të mundshme.
Çmimet e ofruara nga katër kompanitë e klasifikuara, për prodhimin e letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike janë si më poshtë:
1-"Sagem Securite"Letërnjoftimi 1167 lekë, Pasaporta 5000 lekë
2-"Zetes Industries"Letërnjoftimi 2950 lekë, Pasaporta 6800 lekë
3-"Indra Sistemas"Letërnjoftimi 3216 lekë, Pasaporta 9535.7 lekë
4-"Bundesdruckerei"Letërnjoftimi 1869.8 lekë, Pasaporta 11343.2 lekë