E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, 11-vjeçarja grabit gjyshen

 

DURRES - Një 11-vjeçare nga qyteti i Durrësit, me inicialet A.G., ka vjedhur gjyshen e saj me shumën e tre milion lekëve të vjetra. Bazuar në një kallëzim të bërë pranë Seksionit Kundër Krimeve ndaj pronës nga një 68-vjeçare, banore e lagjes “Shkozet”, rezulton se kësaj të fundit i është vjedhur në banesë shuma prej 300 mijë lekësh, bëri me dije policia lokale. Pas marrjes dijeni për rastin, u organizua puna në drejtim të zbardhjes së tij. Nga puna hetimore rezultoi se e dyshuar për kryerjen e kësaj vjedhjeje është shtetasja A.G. (mbesa e të dëmtuarës), vitlindja 1997. Ajo jetonte në shtëpinë ngjitur me gjyshen dhe policia ka mundur t’i gjejë të gjitha paratë. Nuk dihen arsyet që e shtynë të miturën drejt këtij vendimi, por sapo kanë mësuar mbi faktin, familjarët e saj janë tronditur, duke u munduar që ta mbyllin çështjen. E mitura do të procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës.                       o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›