E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, 49-vjecarja i jep fund jetës, hidhet nga kati i 12- të

DURRëS- Një 49-vjecare në qytetin e Durrësit është vetëflijuar duke u hedhur nga pallati. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në shëtitoren “Taulantia” kur gruaja N.Bakaj duke përfituar nga fakti që ishte vetëm është hedhur krejt papritur nga apartamenti i saj në katin e 12.

Fqinjët pasi kanë parë trupin në sheshin pranë pallatit kanë njoftuar menjëherë forcat e policisë dhe autoambulancën, por ka qenë e pamundur të shmangej vdekja e gruas.

Sipas policisë 49-vjecarja jetonte në apartament së bashku me bashkëshortin e saj dhe prej kohësh vuante nga depresioni, fakt për të cilin mendohet se ka shkaktuar vetëflijimin e gruas.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›