E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi PS: Sot në Kuvend, nesër në protestë pa afat

TIRANE- Grupi parlamentar socialist vendos të jetë i pranishëm në seancën e sotme në Kuvend, pas bojkotimit 2 javor në shenjë proteste ndaj pezullimit të deputetit Taulant Balla.
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit në selinë rozë, deputetët socialistë morën vendimin për të qenë pjesë e seancës pleanre vetëm gjatë 60 minutave të debatit të lirë, ashtu sikurse kanë bërë që prej momentit që thyhen bojkotin.

Grupi PS diskutoi gjatë mbledhjes së pasdites edhe për protestën e madhe që pritet të fillojë nesër në orën 18:00, ndërsa sipas të dhënave të para mësohet se manifestimi paqësor përpara selisë së kryeministrisë do të vazhdojë pa afat.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›