E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet arsenal armësh në Bllacë

BLLACE- Një sasi e madhe armësh dhe municionesh është konfiskuar në afërsi të vendkalimit kufitar të Bllacës. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për dy kamione me armatime.

Aksioni i policisë për konfiskimin e armëve, është realizuar mëngjesin e sotëm në afërsi të Bllacës ndërsa vendi ku ishin fshehur armët ruhej nga disa persona. Në momentin kur ata kanë parë ardhjen e policisë, kanë hapur zjarr ndaj tyre.
Pas kundërpërgjigjes së agjentëve, dy personat në fjalë janë arratisur nga vendi i ngjarjes.

Për fat të mirë, nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka pasur viktima dhe as të plagosur. Forcat e policisë thonë se po zhvillojnë hetime në vendin e ngjarjes.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›