Topi takon Rasmusen: Kosova, Maqedonia e Bosnja në NATO
TIRANë- Presidenti Bamir Topi priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen dhe delegacionin e lartë që e shoqëron në kuadër të vizitës së tij zyrtare, të parën në Shqiperi. “Kjo ditë e vizitës suaj është një nga ato ditë që do të hyjnë në historinë e Shqipërisë në marrëdhëniet e saj me Aleancën, anëtarë të së cilës jemi më shumë se prej një viti.” – theksoi Presidenti Topi.
Kreu i shtetit u ndal në disa prej arritjeve kryesore të vendit në përmbushje të detyrimeve, kritereve dhe standardeve që burojnë nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, po ashtu dhe nga përpjekjet dhe apirata e popullit shqiptar në rrugën e integrimit sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian.
Në vijim të bisedës, Topi vuri në dukje mbështetjen e Shqipërisë për aspiratat integruese në NATO të të gjitha vendeve të rajonit ballkanik duke përfshirë si Maqedoninë, Kosovën edhe Bosnje-Hercegovinën në përputhje me parimin e dyerve të hapura dhe zgjerimin. Presidenti Topi shprehu besimin se anëtarësimi i tyre në NATO është një faktor kyç për sigurinë në Ballkan dhe Evropë.
Nga ana tij, Sekretari Rasmusen vlerësoi lart kontributin pozitiv të Shqipërisë dhe forcave paqeruajtëse shqiptare në kuadër të misioneve anembanë botës, veçanërisht në Afganistan duke përshëndetur “përpjekjet politike dhe ushtarake të Shqipërisë dhe rolin e saj konstruktiv e moderator në rajon për arritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon.”
Të dy personalitetet e larta ndanë të njëjtin mendim përsa i përket së ardhmes euro-atlantike të të gjitha vendeve të rajonit ballkanik duke theksuar se njëra nga objektivat e përbashkëta si aleatë është ndërtimi i sigurisë, paqes dhe begatisë për vendet dhe popujt tanë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen është pritur sot në një takim edhe nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila ka garantuar se Shqipëria ështënë drejtimin e duhur, në rrugën euroatlantike.
(m.a/BalkanWeb)