Durres ARM gjobit bashkine 2 mln leke

Agjencia rajonale e mjedisit ka bllokuar punimet per rehabilitimin e shetitores Taulantia ne Durres, pasi bashkia nuk eshte pajisur me leje mjedisore per kete investim. Krahas bllokimit te punimeve, agjencia rajonale e mjedisit ka gjobitur bashkine me 2 milion leke, per shkak te punimeve qe jane kryer ne pjesen fundore te shetitores, aty ku firma zbatuese e punimeve ka zgjeruar nje pjese te rrugës ne det.
"Nëse mbas momentin që bashkia e Durrësit do aplikojë për lejen e mjedisit, do verifikohet nga ekspertët se është dëmtuar rëndë vija bregdetare dhe ajo duhet kthyer në gjendjen e mëparshme, kjo do të jetë kosot tjetër që natyrisht do ta përballojë bashkia e Durrësit. Impakti mjedisor që krijon zbatimi i këtij projekti është devijuar vija natyrore e bregdetit. Përvec kësaj është krijuar një sipërfaqe e gjerë betoni", tha Ramazan Kalia, drejtor i ARM Durres.
Përveç ndërhyrjeve duke zgjeruar territorin në det, ne këtë investim agjencia rajonale e mjedisit ka konstatuar edhe ndotjen që është shkaktuar nga hedhja e një sasie të madhe inertesh në det, çka krijon impakt negativ për zonën. Investimi i bashkisë bën fjalë për pjesën e mbetur të kësaj shëtitore me gjatesi 300 meter.Fondi për këtë investim është rreth 50 milion lekë dhe parashikohen midis të tjerash punime në një siperfaqe prej 15 mijë metrash katror.
Aleks Kalemasi