Perfaqesues i OSBE Noethelle takim me Rucin

Një ditë pas takimit të Presidentit Bamir Topi me ambasadorin e OSBE-së krerët e Partisë Socialiste kanë pritur në selinë rozë Ambasadorin e Asamblesë Parlamentarë të OSBE-së Andreas Nothelle. Diplomati i OSBE është pritur në takim nga numri dy i Partisë Socialiste Gramoz Ruci.
Takimi nuk është zbardhur zyrtarisht nga partia më e madhe në opozitë, por konfirmohet se në qendër të tij kanë qenë zgjedhjet vendore të 8 majit. Partia Socialiste ka deklaruar se në kushtet aktuale nuk mund të ketë zgjedhje, ndonëse një ditë më parë Presidenti Topi e tha prerë se nuk duhet të ketë asnjë iluzion për shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore.
Partia Socialiste në qëndrimet e saj për zgjedhjet, më shumë sesa ato vendore këmbëngul në kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare që sipas socialistëve janë mënyra e vetme për të zgjidhur situatën.
Jul Kasapi