E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret udhetojne pa viza Shengen prej dy muajsh pa eksod dhe pa kerkesa per azil

Autoritetet shqiptare bene sot te ditur se rreth 127 mije qytetare kane udhetuar pa viza gjate dy muajve te fundit ne vendet e zones Shengen por asnje prej tyre nuk ka kerkuar strehim politik. Ministri i brendshem Lulezim Basha deklaroi sot ne nje takim me policine kufitare dhe me agjencite turistike se hyrjet dhe daljet e udhetareve pa viza jane ne nje ritem te zakonshem. Zoti Basha tha se brenda dy muajve nga 15 dhjetori kane udhetuar 127 mije qytetare dhe nje e treta e tyre jane kthyer ne atdhe me heret duke pergenjeshtruar parashikimet e skeptikeve per largime masive.

Sipas zotit Basha keto jane shifra rekord per rajonin dhe tregojne se qytetaret shqiptare po shfrytezojne brenda ligjeve hapesirat e lirise se levizjes. Ai tha se ne listen e zeze te Shengenit jane 3 mije e 154 shtetas qe kane shkelur rregullat perpara heqjes se vizave por edhe kjo shifer eshte brenda parametrave normale dhe e krahasueshme me vendet e tjera. Po ashtu edhe refuzimi i udhetimit ka ndodhur vetem per 1 mije e 200 shtetas nga te cilat gjysmat vetem ditet e para nga Kakavija por qe me vone kane udhetuar. Ministri i brendshem Lulezim Basha u beri thirrje qytetareve shqiptare qe po udhetojne pa viza ne Europe qysh nga mesi dhjetorit te mos harrojne rregullat dhe afatin tremujor te kesaj procedure perndryshe do te hyjne ne listat e zeza te zones Shengen.

Statistikat tregojne se ne gjysmen e dyte te dhjetorit kane dale 60 mije udhetare shqiptare dhe kane hyre 50 mije pra ka ndryshuar vetem kahja e udhetimit. Ne janar kane dale 55 mije jane kthyer gjysmat ndersa ne shkurt jane shenuar 10 mije dalje dhe 8 mije kthime.

Zyrtaret pohuan se shanset per azil politik te shqiptareve ne Europe jane zero pasoja se do te ishte vetem perzenia e perkohshme nga zona Shengen e aplikuesve. Aktualisht mbi 1 milione gjysme shtetas shqiptare ose afro gjysma e popullsise jane pajisur me pasaporta biometrike. Prane konsullatave shqiptare ne Milano Rome Athine e Selanik po happen keto dite pika te reja aplikimi per pasaporta biometrike dhe madje zyrtaret po studjojne mundesine qe zyra te tilla te hapin edhe ne SHBA apo shtete te tjera te Bashkimit Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›