E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia dy muaj pa viza. Basha Asnje azilkerkues

Ne 2 muaj levizje e lire ne zonen Shengen, asnje shqiptar nuk ka kerkuar azil, ndersa eshte shume i ulet numri i shqiptareve qe kane thyer afatet e qendrimit. Ministri i Brendshem, Lulezim Basha, e konsideroi kete fakt si nje prej arritjeve me  te rendesishme të Shqiperise duke e klasifikuar Shqiperine me te miren ne rajon, per respektimine  procedurave te levizjes se lire. Minsitri Basha, kerkoi nga te gjithe shtetasit shqiptar respektimin e afateve te qendrimit ne zonen shengen.

"Deri në këtë moment shifra e azilkërkuesve shqiptarë në zonën Shengen është zero. Ta shikojnë këtë dhe ta dëgjojnë jo vetëm qytetarët shqiptarë po dhe shqiptarofobët me kostume të blera në Bruksel ose jo. Rezultati më i prekshëm që është shifra prej zero azilkërkuesish duhet të mbetet objektiv i yni. Shanset për cdo dhe secilin do qytetar shqiptar që të aplikojë dhe të fitojë azil politik në BE janë zero. Afatet duhet të respektohen në mënyrë rigoroze, përndryshe as ministri i Brendshëm, as kryeministri dhe askush tjetër nuk i bën dot derman", tha Lulezim Basha, ministër i Brendshem.

Ministri Basha, i beri thirrje te gjithe shtetasve shqiptare qe do te levizin ne zonen Shengen, te respektoje afatet e qendrimit dhe te mos kerkojne azil,pasi ne te gjitha rastet ai do te refuzohet,shoqeruar edhe me penalitete. Mbi 126 mije shetats shqiptare kane levizuar ne zonen Shengen qe prej 15 dhjetorit 2010, qe kur vendi yne perfitoi nga liberalizimi i vizave dhe vetem per 700 shtetas eshte refuzuar hyrja ne nje prej vendeve të BE.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›